Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka shprehur shqetësimin e tij për aksionin e policisë së Kosovës për mbylljen e postave në veri të vendit.
Në një deklaratë para mediave serbe, Vuçiç tha se Kurti po përpiqet të provokojë një luftë, të organizuar dhe mbështetur nga disa fuqi perëndimore.
‘Ne nuk duam luftë, duam të ruajmë paqen, por ai po e bën atë qëllimisht, të organizuar dhe me mbështetjen e disa fuqive perëndimore’, tha Vuçiç.
Vuçiç nuk ngurroi të akuzonte vendet perëndimore, të cilat sipas tij, mbështesin politikën e Albin Kurtit.
‘Jam shumë i shqetësuar për fatin e njerëzve në Kosovë, jam i pakënaqur me reagimin e ndërkombëtarëve, sepse mendoj se një pjesë e mirë e tyre në heshtje e lejojnë Albin Kurtin të bëjë atë që po bën, përndryshe do ta sanksiononin.
Për shkak të dy anëtarëve të Bashkimit Evropian që gjithmonë i zbusin të gjitha qëndrimet që duhet të shkojnë kundër Prishtinës dhe Kurtit ata përpiqen të na bëjnë budallenj. Unë personalisht kam folur me Lajçakun, i kam dërguar një mesazh të qartë, kështu që do të shohim se çfarë do të bëjmë ," u tha Vuçiç gazetarëve në minierën e Resavicës.
Policia e Kosovës mbylli me 5 gusht, 9 objekte të Postës së Serbisë në veri, përmes një aksioni të nisur më herët gjatë ditës. Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq janë mbyllur nga tri objekte, në Zveçan dy, dhe një në Zubin Potok.
M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55.3%
-
Jo
42.3%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5936
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
28 parti në garë, nis fushata për zgjedhjet parlamentare në Kosovë
11 Janar, 11:37
-
Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet
10 Janar, 17:38
-
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus, preken dhe kompanitë serbe
10 Janar, 17:21
-
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
10 Janar, 17:06
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Kosovë/ Kryeministri Kurti takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-ve, Richard Verma
10 Janar, 16:04
-
Kosovë/ Lista Serbe akuzon KQZ-në se po i mohon të drejtën për vëzhgim e kontroll në ditën e zgjedhjeve
10 Janar, 15:45
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
Vjosa Osmani: Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik
10 Janar, 11:01
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Sot fillon votimin mërgata e Kosovës
9 Janar, 08:16
-
Ambiciet territoriale të Trump/ Krisafi: Janë synime serioze! Mund të rikërkojë shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë! Kamberi 'ç'kodon' mungesën e Zelenskyt në inaugurimin presidencial
8 Janar, 20:51
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
8 Janar, 19:23