12 vjetori i lumturimit të “Nënë
Terezës", aktivitete më 19 tetor 

12 vjetori i lumturimit të “Nënë<br />Terezës
Ministria e Mirëqenies Sociale do të organizojë në 19 tetor, me rastin e 12-vjetorit të Lumturimit të Nënë Terezës nga Papa Gjon Pali II, aktivitetin “Nënë Tereza, Ambasadore e Paqes dhe Vullnetarizmit”.

Në kuadër të përkujtimit të Nënë Terezës, 100 të rinj vullnetarë do të shpërndajnë në rrugët e kryeqytetit broshura me informacione dhe proverbat e saj të mençura në funksion të paqes dhe vullnetarizmit.

“Për t'i dhënë një dimension të ri asaj që Nënë Tereza bënte çdo ditë, pra solidaritetit në krah të më të dobëtit dhe atyre që janë në nevojë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka nisur punën për hartimin e ligjit të Vullnetarizmit, një hap i rëndësishëm dhe i munguar prej kohësh. Në të njëjtën kohë, Shërbimi Kombëtar për Rininë është duke punuar për promovimin e programeve vullnetare, me qëllimin e përbashkët të krijimit të mundësive për të rinjtë shqiptarë.

Bëhu pjesë edhe ti në lartësimin e figurës dhe misionit të Nënë Terezës!
“Jo të gjithë mund të bëjnë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me shumë dashuri.” - Nënë Tereza”,  - thotë Ministria e Mirëqenies Sociale.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë