143 punonjës të një fasonerie në Vlorë kërkojnë pagën e luftës: Duam të dimë pse na është refuzuar (VIDEO)

143 punonjës të një fasonerie në Vlorë kanë protestuar në lidhje me pagën e luftës të cilët shprehen se nuk e kanë përfituar. Protestuesit janë pjesë e një fasonerie këpucës dhe shprehen se nuk kanë marrë pagën e luftës edhe pse pronari i biznesit u kanë thënë  se ka aplikuar.

Të grumbulluar pa asnjë masë mbrojtëse dhe distancë sociale, punonjësit prej orëve të të para të mëngjesit kërkojnë të dinë se pse u është refuzuar paga e luftës. Një ditë më parë nga Drejtoria e Tatimeve u është deklaruar se nuk e përfitojnë pagën e luftës.  Edhe pse është bërë aplikimi nga firma, Tatimet u kanë thënë se nuk përfitojnë. Punonjësit kërkojnë pagën e luftës dhe do të vijojnë protestat deri sa ta marrin atë.

"Kemi punuar me orar të reduktuar dhe nga data 20 prill kemi qenë në shtëpi. Biznesi ka bërë aplikimin dhe tatimet na kanë refuzuar pagën luftës. Duam të dimë pse, duam shpjegim pse e refuzuan. Dje në mëngjes na erdhi  letra që nuk është pranuar. Na thanë se nuk e përfitoni, duam të dimë pse", tha një punonjëse.

"Duam lekët tona, duam gjakun e fëmijëve tanë. Kemi vënë fëmijët tanë në rrezik që vinim punonim këtu duke rrezikuar dhe jetën e atyre që kemi në shtëpi", tha një tjetër.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lexuesi: 29/05/2020 12:42

    Pse nuk i kërkojnë llogari punëdhënësit që i paguan aq pak?! Paguhen 17.000-20.000 lekë ne muaj kur punojnë me një ditë pushim dhe duan të marrin 26.000 lekë rrogë lufte kur ka të tjerë që paguhen edhe më shumë dhe marrin 40,000 lekë në total. Më vjen keq për t'a por po nuk kërkuan ata të drejtën e tyre përse duhet të paguhen nga shteti ndërkohë që jane mesuar të nenshtruar te puna që bëjnë?! Zgjohu o popull e kërko atë që të takon e mos u mëso t'i shtrosh dorën shtetit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan