'Siç i japim ne shtetit të na japin ata ne tani'. 120 tregtarë ambulantë mblidhen në drejtorinë e tatimeve në Fier, kërkojnë pagën e luftës (VIDEO)

Në Fier nuk ka vetëm radhë në banka, por edhe kërkesa për pagën e luftës. Shumë tregtarë ambulantë janë mbledhur sot para Drejtorisë Rajonale të Tatimeve për të kërkuar diçka nga shteti.

Numri i lartë i tyre, rreth 120 persona, ka 'detyruar' drejtorin të presë një përfaqësi të tyre, por duket se nuk ka shumë shpresë. Përgjigjja për ambulantët, të cilët janë me licencë, ka qenë që 'do të zbatohet ligji', pra atyre nuk i takon paga e luftës sepse janë ambulant.

Një tregtare shprehet: "Jemi një grup tregtarësh ambulantë. Punojmë më numër nipti, shlyejmë taksa, detyrime, ata që na takojnë në shtet. Aty na dhanë një përgjigjje që ti bëjmë një letër kryeministrit. Pra shkresa pafund, pa përgjigjje. Ne duam që kryeministri të na vendosë në këtë paketën e dytë se ne jemi kryefamiljarë. Ne mbijetojmë më këtë punë, jemi me kredi dhe me qera. Tani kemi mbetur në zero.

Na thotë se nuk përfitojmë se jemi tregtarë ambulantë dhe duhet të dalim të shesim, por aty ku tregtojmë është e mbyllur. Është qendër tregtare dhe është mbyllur që me 10 mars. Ne tani kërkojmë që në këtë paketë të pagës së luftës të përfshihen të gjithë tregtarët. Siç i japim shtetit edhe shteti të na japë atë që na takon, si të gjithë bizneset e tjera.

Nuk punojmë se shteti prej datës 10 ka mbyllur qendrën tregtare. Shesim atje, nuk jemi ambulantë në rrugë. Punojmë për mbijetesën, jo për të vënë pasuri. Kemi 40 ditë pa lekë pa gjë. Edhe këto detyrimet që kemi tani do ti shlyejmë kur të vi data që të hapet gjithçka. Duam ndihmë ekonomike."

Ndërkohë një tjetër tregtar shprehet: "Kemi nipt, detyrime të paguar dhe tani presim të na ndihmojë shteti, por nuk po na ndihmon njeri. Nuk na lejojnë të dalim aty se jemi të grumbulluar në një  vend dhe frika e pandemisë është shumë e madhe. Duam ndihmë nga kryeministri. Ne nuk jemi tregtarë që lëvizim me çantë, por jemi stacionuar aty. Jemi me qira. Ne shtetit i kemi paguar të gjitha detyrimet, duam të dimë tani pse nuk na takon ndihma."

Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 15/04/2020 10:50

    Si ka mundesi qe ketu në Shqipërinë tonë të mjerë vetem kerkohete dhe nuk jepet? Minatoret kerkojne, tregetaret kerkojne, te persekutuarit kerkojne, pastruesit kerkojne, fshataret we derdhin qumeshtin në rruge kerkojne, fasonerite kerkojne, kriminelet kerkojne.... askush nuk thotë te dalim te mblidhemi e të japim!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit