Policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë pronarin e një hotelin në Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”
Procedimi i tij ka nisur nga pamjet filmike të transmetuara në një emision investigativ, ku shfaqej pronari i një hoteli që ndodhet në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, duke i premtuar një qytetari se do ta ndihmonte për kalimin e nipit të tij, në drejtim të Greqisë, në këmbim të shumës 1200 euro.
Policia ka proceduar shtetasin G. Ç., 44 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.