1200 persona kanë mbërritur me tragetin e linjës Vlorë-Brindizi në dy ditët e fundit. Fluksi i lëvizjes në portin e Vlorës ka shënuar rritje të numrit të pasagjerëve që kanë mbërritur nga vendet fqinje, kryesisht Italia, për të kaluar festat e fundvitit.
Autoritetet portuale kanë konfirmuar se këtë dhjetor numri i pasagjerëve është rritur me rreth 10-15% më shumë, krahasuar me një vit më parë.
Sipas të dhënave që ne mbajmë vazhdimisht për cdo ditë, fluksi vetëm në dy ditët e fundit ka qenë mbi 1200 në ardhje. Në port, ne edhe nga tradita por edhe sipas parashikimeve, edhe në 31 ka fluks, kështu që edhe në 31 me mbërritjen e tragetit besojmë dhe shpresojmë që do të ketë fluks.
Fluksi zakonisht përpara Krishtlindjeve e deri në Vit të Ri, është me i lartë se zakonisht, nga normalja.
Festim Skendaj, Përgjegjës i Përpunimit të Trageteve në Portin e Vlorës
Në bazë të prenotimeve të bëra rezulton se fluksi i pasagjerëve në këtë port do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, pasi janë të shumtë qytetarët të cilët do të udhëtojnë me linjën e trageteve Brindizi-Vlorë.
Ndërkohë në port po punohet aktualisht me 10 sportele, nga katër të tillë që funksionojnë në ditë të zakonshme. Paralelisht edhe në doganat e tjera ka pasur një shtim të numrit të qytetarëve shqiptarë të cilët kthehen pranë familjeve për të festuar festat e fundvitit.
Vijn të shkretët emigrant shpenzojn lek për ekonominë Shqipëtare. POR SHTETI SHQIPËTAR NUK MER ASNJË MASË PËR ATË TRAGET PLEHRË QË KA MONOPOLIZUAR PORTIN E VLORËS.
Përgjigju