121 kg marijuanë e kapur në mars në Devoll, arrestohen edhe 2 bashkëpunëtorë të grupit

121 kg marijuanë e kapur në mars në Devoll, arrestohen edhe 2 bashkëpunëtorë të grupit

Foto ilustruese

Lidhur me ngjarjen e 25 marsit të këtij vitit kur u arrestuan në flagrancë katër shtetas, të cilëve në pyllin e fshatit Vidohovë-Devoll, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 121 kg bimë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa policia ka njoftuar se ka kapur edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë të grupit.

Në bazë të një hetimi 3 mujor, kryer me metoda speciale, si edhe në zbatim të urdhërit nr 316 datë 17.05.2018 të Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i dy bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje:

• Hamit Hoxhalli, 37 vjeç, banues në fshatin Vidohovë-Devoll.

• Dorian Karuni, 28 vjeç, banues në fshatin Miras-Devoll, të dy për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:

• E.Sh, 33 vjeç, banues në fshatin Vidohovë-Devoll, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë