Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në zonën e quajtur “Lëndina e Madhe”, mbi fshatin Sinicë të Bashkisë Devoll në qarkun Korçë.

Pas njoftimit për flakët të marrë nga shërbimi zjarrfikës i bashkisë Devoll, drejt zonës u nis një ekip prej 2 mjetesh zjarrfikëse, 11 zjarrfikësish dhe 3 punonjës të shërbimit pyjor, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll dhe neutralizimin e zjarrit.

Ndërhyrja vijon në terren, ndërsa ende nuk dihen përmasat e plota të sipërfaqes së përfshirë nga flakët apo shkaku i rënies së zjarrit.

Situata po monitorohet nga shërbimet zjarrfikëse, teksa puna vijon për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.


Lajmi kryesor:

Flakët përpijnë Lurën, riaktivizohet vatra në Patos! Zjarret ‘djegin’ shefin e zjarrfikëseve, largohet Cara! Sërish flakë në Dajt (VIDEO)