OSHEE thotë se këta drejtues vendorë zotëronin 166 kontrata, çka do të thotë se disa prej tyre kanë më shumë se sa një kontratë debitore me kompaninë. Që nga dita e shtunë thotë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është ndërprerë energjia për 83 kontrata debitore, prej të cilave pas pagesës është rilidhur më pas në 42 raste.
OSHEE thekson se gjithashtu për 83 kontrata të tjera janë nënshkruar aktmarrëveshjet.
Në arkat e OSHEE-së janë arkëtuar 10 milionë lekë të reja detyrime të mbartura nga kontratat individuale të drejtuesve të njësive vendore.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike paralajmëron gjithashtu se nëse të zgjedhurit vendorë nuk do të shlyejnë detyrimet, OSHEE-ja do t’i drejtohet Këshillit të Ministrave për marrjen e masave të mëtejshme deri në shkarkimin e këtyre drejtuesve të njësive vendore.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)