123 raste të reja dhe 5 viktima me COVID/ Ulet numri i pacientëve në spital që virusi i la me pasoja! MSH: Mbani maskën në ambientet e mbyllura (VIDEO)

TIRANË- Kjo e premte (4 shtator) ka shënuar një rritje të lehtë të rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë, teksa për më shumë se një javë ka një bilanc pozitiv të të shëruarve. Në bilancin ditor, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 123 qytetarë, teksa fatkeqësisht kanë humbur jetën 5 pacientë. Ky bilanc ka ardhur si rezultat i 857 testimeve të kryera në spitalet shtetërore dhe ato provate të licensuara. 

"Nga 857 testime të kryera, janë identifikuar 123 qytetarë të prekur nga virusi SARS COV2. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Cerriku  një 80 vjeçar nga Kurbini, një 82 vjeçar nga Elbasani dhe 2 qytetare nga Tirana : një 68 vjeçare dhe një 77 vjeçare", njofton Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor. Duke folur me gjuhën e shifrave, që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, pra prej 6 muajsh, janë konfirmuar pozitiv 9967 pacientë dhe 306 viktima.

Një lajm i mirë është se kanë lënë spitalin pacientët që COVID-i i kishte lënë me pasoja. Ndryshe nga një ditë më parë (32), aktualisht vijojnë të jenë të shtruar 20 pacientë.

"Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 20 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes", njofton Ministria, ndërkohë që në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 190 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 prej të cilësve në terapi intensive, ku 8 pacientë janë të intubuar. 

Apeli i Ministrisë së Shëndetësisë është për mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës. Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh. Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve", përfundon Ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (4 Shtator 2020)
Testime totale 66197
Raste pozitive 9967
Raste të shëruara 5882
Raste Aktive 3779
Humbje jete 306 (Qarku Tiranë 145, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 19 , Fier 15, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 2066
Durrës 452
Shkodër  293
Lezhë 196
Korçë 135
Kukës 129
Elbasan  127
Vlorë 121
Fier 114
Berat 73
Dibër 39
Gjirokastër  34

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore
40 raste në Tiranë, nga 11 raste Durrës, Korçë, nga 8 raste Shkodër, Kavajë, 7 në Fier, nga 6 raste Elbasan, Has, 5 në Berat, nga 4 raste Pogradec, Sarandë, 3 në Kukës, nga 2 raste Lezhë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Lushnje, Vlorë, Bulqizë, Shijak, Skrapar. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:27
Koronavirusi futet në policinë e Lezhës, 3 drejtues rezultojnë pozitivë

Koronavirusi ka prekur strukturat e policisë së Lezhës.

Tre drejtues të policisë kanë rezultuar pozitivë ndërkohë që disa prej efektivëve janë karantinuar.

Situata vijon e tillë prej një jave.Ndërkohë edhe Berati shënoi sot (4 shtator) 6 raste të reja ku 1 prej tyre është në një fasoneri.

Shifrat priten të publikohen në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë pasditen e sotme.

Ditën e djeshme (3 shtator) u regjistruan 116 raste dhe 5 viktima të reja.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edq: 04/09/2020 22:36

    Ne shkoder ne asnji supermarket asnji punonjes nuk mban maske. Klientet hyne te gjithe pa maska dhe pranohen. Ne institucione bashki prefekture gjykate e çdo institucion tjeter perveç bankave nuk mban asnji maske. Edhe shkollat e mbajten dy ditet e para tani te gjithe mesuesit se bashku me drejtorin jane pa maska. Prandaj shteti duhet te vwproje me force sepse ndergjegjsimi eshte zero. E kur nuk ka pergjegjsi e ndergjegjsim duhet forca se perndryshe vdekjet do behen pile. Me duket sikur zoti po na emban doren shume. Zoti eshte i madh por varka eshte e vogel

    Përgjigju
  • Ore: 04/09/2020 17:59

    Mos vdesin nga 10 thuaj edhe keta na paraqesin vetem 5.

    Përgjigju
  • Reform: 04/09/2020 17:35

    Po si ka mundesi ne vende tjera ka mbi 2500-3000 te infektuar ne dite dhe vdesin 2 ose 3 paciente. Ketu tek ne kemi mesataren me te larte per vdekje. Çfare ben Ministrja ?

    Përgjigju
  • vjosa: 04/09/2020 16:53

    5 VETA NE DITE JANE SHUME TE MERREN MASA ,,,OSE MINISTRJA TE JAPE DOREHEQJEN PER PAAFTESI...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin