"Në Shqipëri ka diell për të gjithë! Në çdo stinë"...është kjo diçitura që presidenti Meta ia ka bashkangjitur fotos që ka publikuar në rrjetet sociale këtë të shtunë.

Meta ka zgjedhur që fundjavën ta kalojë nën shoqërinë e aktorit të humorit, Bes Kallaku dhe gazetarin Çim Peka. Ky i fundit, drejtues i portalit Syri.Net, që publikoi lajmin e rremë për tërmetin dhe që kreu i shtet së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha e lavdëron si një nga gazetarët e pavarur dhe të shkëputur nga politika, edhe pse kjo foto "thotë" të kundërtën.

Duhet thënë se për një foto Instagrami, treshja është detyruar që të "mbajë frymën", pasi format e tyre trupore, veçanërisht e presidentit Meta lënë për të dëshiruar.

Postimi i presidentit Meta në Instagram

Megjithatë, duhet theksuar se daljet e tyre janë të shpeshta.

Meta me Cim Pekën dhe Bes Kallakun