BULQIZË- Prej dy muajsh, 1 278 persona nuk kanë marrë pagesën e invaliditetit në bashkinë e Bulqizës dhe njësitë e saj vendore.
Familjarët që kanë persona të sëmurë në shtëpi po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike dhe shëndetësore.
“Kam një vajzë të djalit tim, e kam invalide. Ka 2 muaj nuk më kanë dhënë kempin. Është një moshë 19 vjeç, a nuk është gjynah t’ia presin dhe atë kemp. Aq pak sa merr po të paktën t’ia japin në kohë. Ne shkojmë nëpër spitale, duke bërë terapi, për terapi po nuk dhe lekë nuk të sheh kush. Jemi duke shitur kafshatën e bukës, që të shkojmë në Tiranë. Unë do shes gjakun tim dhe asaj duhet t’ia paguaj. Ky shtet të mendoj për këto njerëz, se jemi gjynah e nuk i kemi bërë keq askujt” shprehet banorja
“2 muaj kemi pa marrë lekët, burri invalid me një pension dhe cuni invalid ku të marrim në 2 muaj pa marrë lekët. Më ngushtë që jemi, ne do shkojmë edhe njëherë tek Bashkia dhe nuk kemi ç’a të bëjmë më. 10 ditë para komunës kemi ndenjur dhe asgjë” shprehte një banore tjetër.
Report Tv u interesua pranë Bashkisë së Bulqizës ku mësoi se fondet kanë qenë të bllokuara nga Ministria e Financave.
“Kemi pasur një problem në çeljen e fondit nga Ministria, por fondi ështëçelur. Kanë kaluar urdhër-shpenzimet dhe besoj nesër nis shpërndarja e fondit të paaftësisë për të gjithë ata që nuk i kanë marrë”, tha Zhuljeta Deda, Drejtoreshë e Shërbimit Social.
Në Bashkinë Bulqizës trajtohen me pagesën e aftësisë së kufizuar rreth 706 persona ku përfshihen paraplegjik, tetraplegjik dhe të verber, ndërsa 572 persona trajtohen me pension invaliditeti.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
69.4%
-
Jo
25.6%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 258
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përfshihet nga flakët një xhami në Bulqizë, dëme të shumta materiale (VIDEO)
21 Mars, 08:00
-
Bulqizë/ Mjeti humb kontrollin dhe përplas këmbësoren, humb jetën 59- vjeçarja
20 Mars, 16:42
-
Dibër/ Apeli e kishte dënuar me formë të prerë për dy krime, arrestohet 57-vjeçari nga Tirana! Hajdutët bastisin marketin gjatë natës në Klos
20 Mars, 11:07
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
‘Ne hyjmë aty ku rrezikojmë të mos dalim gjallë’! Minatorët e Bulqizës 3 ditë protestë ndaj kompanisë 'Albchrome': Nëse nuk zbatohet kontrata, grevë urie!
12 Mars, 16:27
-
Bulqizë, minatorët në protestë për rritjen e rrogës
11 Mars, 09:06
-
Dibër/ Temperaturat e ulëta sjellin ngrica në rrugët nacionale e rurale, dhjetëra makina të bllokuara (VIDEO)
18 Shkurt, 08:38
-
Bulqizë/ Akuzohet se vrau aksidentalisht kushëririn me armë gjahu, vihet në pranga 43 vjeçari, 3 të tjerë nën hetim
17 Janar, 09:32
-
Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)
16 Janar, 16:50
-
Bulqizë/ Kushëriri vret në gjueti 36-vjeçarin në pyllin e Tërnovës, Policia po verifikon nëse është aksidentale apo e qëllimtë! Shoqërohet 34-vjeçari (EMRAT)
16 Janar, 13:25
-
Bulqizë/ Aksidentoi për vdekje motoristin në Xibër, arrestohet pas një muaji drejtuesi 63-vjeçar!
14 Janar, 16:08
-
Moti i keq/ Nga sot mësimi i pezullohet përkohësisht në 77 shkolla! Ja lista
13 Janar, 08:42
Turp e faqja e zeze. Qyteti me i pasur me burime natyrore, s'ka leke per innvalided. Po ky qytet duhet te ishte me i zhvilluari nga te gjithe. O kryetar bashkie, verju taksat e duhura hajduteve te kromit.
Përgjigju