Një person ka humbur jetën në një aksident rrugor në aksin Bulqizë–Krastë, rreth orës 11:45.
Drejtuesi i automjetit, i identifikuar me inicialet Arbwr Barhani rreth 40 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë rreth 300 metra të thellë. Për pasojë, ai ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.








Komente
Komento