Pioneri i romantizmit shqiptar, Lasgush Poradeci u nda nga jeta në moshën 87 vjeçare në Tiranë. 37 vite pas vdekjes së poetit të dashurisë dhe të liqenit, pak kush mund ta mendonte se ai do të shfaqej sërish njëlloj sikur të ishte gjallë.
Një avatar i tij, është krijuar përmes inteligjencës artificiale, nga një djalë i talentuar vetëm 12 vjeçar.
“Kam mësuar që 9 vjeç e vazhdoj studioj akoma”, thotë 12-vjeçari.
Përmes historisë së jetës së Lasgush Poradecit dhe veprave më të bukura të tij, i vogli, ka arritur që me imazhin dhe zërin e poetit të përçojë mesazhe ndaj rinisë
“Bij të Shqipërisë së sotme. Jam kthyer nga qetësia e yjeve, heshtja e liqerit, për t’ju folur të rinjve që mbani fatin e vendit. Mos u largoni nga fjala, nga libri”, thuhej në mesazhin e krijuar me Inteligjencë Artificiale.
Inteligjenca artificiale i sjell vajzave të Lasgushit një mesazh krenarie që shumë fëmijë do donin ta dëgjonin nga prindërit e larguar nga kjo botë.
“Ju nuk jeni vetëm vazhdimi i qenies dhe gjakut tim, por dhe krenaria ime. Tek ju shoh nga larg këtu ku jam mes yjesh, lumturohem së bashku me nënën tuaj”, thuhej në mesazhin e krijuar me Inteligjencë Artificiale.
Përmes inteligjencës artificiale, 12-vjeçari Deon Gjoka ka realizuar edhe një dokumentar të plotë për poetin e dashurisë, duke na e sjellë Lasgush Poradecin që nga fëmijëria e deri në vitet e fundit të jetës së tij.
E bija e Lasgushit, Marie Gusho rrëfen se po përmes inteligjencës artificiale do të botojë një vepër kushtuar krijimtarisë së të atit.
“Është një botim që po e përgatis me inteligjencë artificiale, me analizë të poezive të babit tim, që mendoj se do të jetë i nevojshëm për fëmijët në shkolla”, tregon ajo.
Lasgush Poradeci u kujtua në një aktivitet të veçantë në galerinë e artit digjital në Korçë, organizuar nga nxënës të shkollës “Sevasti Qiriazi”.
SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
53.8%
-
Jo
40.5%
-
Jam i/e dyzuar
5.7%
Vota total: 2761
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas bllokon rreth 30 kamionë në Qafë Thanë, drejtuesit 3 ditë në pritje! Para izolimit, në Bllatë vetëm 8 kamionë, sot 50 në ditë (VIDEO)
24 Shkurt, 11:41
-
Juglindja 4 ditë në izolim, s’ndalet rrëshqitja në Librazhd-Prrenjas! Pritet relacion nga Shërbimi Gjeologjik që të nisë puna (VIDEO)
24 Shkurt, 09:24
-
Shembja e rrugës Librazhd-Pogradec, flet administratori i një bujtine në Voskopojë: Na u anuluan 80% e prenotimeve, rrezikojmë falimentin
23 Shkurt, 21:21
-
Shkoi në Korçë me helikopter, Rama: Ishte planfikuar para shembjes së rrugës Librazhd-Pogradec! Ligësi t'i faturosh qeverisë rrëshqitjet gjeologjike
23 Shkurt, 11:52
-
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara, kryeministri Rama me helikopter në Korçë! Do të inspektojë punimet në Polin e Dijes
23 Shkurt, 10:34
-
PAMJE ME DRON/ Aksi Librazhd-Pogradec shembet plotësisht! Dështon edhe përpjekja për Bypass-in provizor! Asnjë afat për hapjen e rrugës
23 Shkurt, 10:32
-
Bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec/ Paralizimi i tregtisë 1.2 miliardë euro me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe ndikimi në ekonomi
23 Shkurt, 08:14
-
Trafiku kilometrik në aksin Maliq - Moglicë, policia bllokon qarkullimin në hyrje të Maliqit! Qytetarja humb ndjenjat gjatë debatit me efektivët
21 Shkurt, 19:26
-
Rruga Maliq–Gramsh pëson plasaritje të thella, rrezik për drejtuesit e mjeteve që përshkojnë këtë aks
21 Shkurt, 16:42
-
‘Paralizohet’ juglindja, shembja e rrugës Librazhd-Pogradec bllokon qarkullimin! ARRSH udhëzon drejtuesit: Përdorni këto rrugë alternative... (VIDEO)
21 Shkurt, 09:55
-
Pamje të frikshme, lumi merr Urën e Gjinikasit në Maliq! Bashkia vendos dërrasa mbi urën e shembur, jeta e banorëve në rrezik (VIDEO)
19 Shkurt, 18:19
-
Korçë/ Ndihmoi 2 emigrantë për të kaluar kufirin ilegalisht nga Greqia drejt vendit tonë, arrestohet 25-vjeçari nga Sudani
18 Shkurt, 08:50