Bashkia e Tiranës ka menduar një ide të bukur, për t’i uruar 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, Kosovës.

E gjithë fasada e Bashkisë është mbuluar nga nja flamur gjigant i Kosovës.

Fotot janë publikuar nga vetë kryebashkiaku Veliaj, i cili ka uruar shtetin më të ri për këtë datë të shënuar.

“Kosova 12 Vjet Shtet – kartolinë me dashuri nga BashkiaTirane”, shkruan Veliaj.