Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë. Në një deklaratë për media para nisjes së seancës së Kuvendit, Kurti tha se situata është jashtëzakonisht e dhimbshme
“Është jashtëzakonisht e dhimbshme situata e rëndë në familjen e ish-kryekuvendarit, Jakup Krasniqi dhe në këto momente të vështira natyrisht që të gjithë bashkëndjejmë me vuajtjen edhe dhimbjen dhe urojmë që gjithçka të shkojë sa më mirë që është e mundur në një situatë kur ai u dënua me 25 vjet burg me gjithë ato pasaktësi historike e faktike padyshim që të gjithë jemi pranë familjës Krasniqi”, ka thënë Kurti.
Lajmi kryesor:
Bashkëshortja në gjendje të rëndë shëndetësore, Jakup Krasniqi kthehet sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë





