13 gola këtë sezon, tre klube të Serie A pas Cristian Shpendit! I vëllai Stiven luan me Empolin

13 gola këtë sezon, tre klube të Serie A pas Cristian Shpendit! I vëllai Stiven luan me Empolin

Cristian Shpendi

Cristian Shpendi, ky është emri që po qarkullon në disa 'top klube' të Serisë A. Sulmuesi 20-vjeçar po shkëlqen te Cesena në Serinë C dhe për këtë interesi është shtuar.

Me vlerë 2 milionë euro në treg, Shpendi është në gjurmët e të vëllait, Stivenit, që luan për Empolin në elitën e Italisë. Tanimë për binjakun që ka shënuar 13 gola me Cesenan në Serinë C kanë shfaqur interes Fiorentina, Leçe dhe Sassuolo.

Sipas medieve në Itali, këto klube duan të marrin lojtarin dhe ta lënë në huazim për këtë sezon. Veç tyre, edhe Sampdoria në Serie B e dëshiron djaloshin. Me U-21 e Shqipërisë, Shpendi ka luajtur 7 takime dhe ka shënuar 1 gol.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Xi Jinping sot në Paris, takohet me Macron! Diskutime edhe për Ukrainën! Lavrov: Samiti i Paqes në Zvicër i padobishëm pa Rusinë

Lufta/ Xi Jinping sot në Paris, takohet me Macron! Diskutime edhe për Ukrainën! Lavrov: Samiti i Paqes në Zvicër i padobishëm pa Rusinë