13 persona në pranga për 18 mld lekë evazion fiskal, reagon Rama: Mos luani me taksat se ju gjen belaja

13 persona në pranga për 18 mld lekë evazion fiskal, reagon Rama: Mos luani me taksat se ju gjen belaja

Edi Rama, kryeministër

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të 13 personave për evazion fiskal me skemën e tatimit me vlerë të shtuar. (LEXO KËTU)

Në reagimin e tij, Rama shkruan se ulja e taksave synon edhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal dhe arrestimi i 13 personave është një mesazh i qartë për shkelësit. 

“Ulja e taksave e lehtësimi tërësor i biznesit, synojnë dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal! Arrestimi i një duzine shkelësish dhe shpallja në kërkim e një tufe tjetër nga biznesi i madh,për mashtrim me taksat, është mesazh i qartë: Mos luani me taksat se ju gjen belaja,”- tha Rama.

Përvec 13 personave të arrestuar, 12 të tjerë janë shpallur në kërkim. Nga skema ka rezultuar se këta persona në harkun kohor të 3 viteve kanë shkaktuar një dëm prej 18 miliard lekë duke krijuar biznese fiktive në fushën e ndërtimit e më pas duke lëshuar fatura tatimore fiktive. Mes të arrestuarve ka edhe biznesmenë të njohur. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë