TIRANË13 biznesmenë janë vënë në pranga, 12 të tjerë në kërkom, ndërsa në total 30 biznesmenë janë nën hetim për ndërtimin e një skeme fiktive duke përfituar nga TVSH. Dëmi i shkaktuar shtetit përllogaritet në 18 milionë euro, ndërsa rrjeti ishte i shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Prej muaj, prokuroria e Tiranë kishte nisur hetimet për kompanitë dhe biznesmenët e përfshirë se si ata qarkullonin fatura fiktive, lëviznin të ardhurat dhe shpenzimet dhe përfitonin rimbursimin e TVSH-së nga shteti.

Burimet zyrtare nga Prokuroria e Tiranës bënë me dije për Report TV se në këtë skemë janë të përfshirë 20 kompani dhe 4 studio kontabiliteti, administratorët e të cilëve janë vënë në ndjekje penale. Nga hetimet rezultoi se 20 kompanitë ndër vite bënin shkëmbi faturasht tatimore fiktive. Skema niste nga kompanitë importuese të produkteve kryesisht me bazë ushqimore por edhe materiale ndërtimi. Këto kompani importuese, me shtrirje në të gjithë Shqipërinë u shisnin mallra pa faturë tatimore pikave të tjera tregëtare dhe faturat për këto produkte u ngarkonin kompanive fiktive të përfshirë në këtë skemë, të cilat i shikoni në këtë tabelë në rreshtin e dytë. Më pas këto subjekte fiktive, realizonin shitje po fiktive në subjekte të tjera që përfitojnë kreditimin e TVSH. Pra 20 subjektet e përfshira në këtë skemë përfitonin si nga blerjet ashtu edhe nga shitjet.

Për të plotësuar skemën, këto kompani me nga 1- deri në 5 punonjës me detyra të ndryshme, lëviznin edhe xhiron vjetore për të rritur shpenzimet, manovra këto që bëheshin nga studio e kontabilitetit. Burime nga akuza e Tiranës thanë se truri i kësaj skeme që ka përfshirë jo vetëm Tiranën, por ishte i shtrirë në disa qytete të rëndësishme. Ka qenë Drejtoria e Hetimit Tatimore e Tiranës e cila ka konstatuar e para skemën në tre subjekte duke ia referuar materialet më pas Prokurorisë.

Biznesmenët e arrestuar që nesër pritet të dalin para gjykatës për masë sigurie janë: Bledar Metko, Kudret Menga, Erald Sotiri, Santiliano Çifligu, Rigerta Bakijasi, Gentjan Dedja, Anida Brahimi, Myfaret Ballushi, Asim Caci, Aleksandër Gusho, Gerti Lago dhe Kristi Rrenja. Ndërsa në total në hetim janë 30 biznesmenë e 30 kompani.

Si të përfshirë në skemë kanë rezultuar kompanitë:

SULA & LEO 

BRUNA AL

JONUFRI

SIM 2B

UFI 02

ORI

LUMI 06

AA-117

R.S.I & T Group

AL-BER CO&CO

RI-GRE 96

BLE-ME-18 INVEST

EZ&LA

NADA 2005

KRIST-AL CONTSTRUCSION

ÇAÇI

UELSI

 FROGY 03

LELI 17

O&B INVEST

Veç 13 biznesmenëve të arrestuar, urdhër ndalimi ka edhe për 12 biznemenë të tjerë, të cilët kanë mundur t'i shpëtojnë prangave të policisë.

( Kliko këtu ) për dokumentacionin e plotë të dosjes

Burime nga akuza e Tiranës i thanë Report Tv se truri i kësaj skeme që ka përfshirë jo vetëm Tiranën. Ka qenë Drejtoria e Hetimit Tatimore e Tiranës e cila ka konstatuar e para skemën në tre subjekte duke ia referuar materialet më pas Prokurorisë. Ditën e nesërme do të jepet masa e sigurisë për të gjithë personat e arrestuar. 

Biznesmenët e arrestuar:

Bledar Metko

Kudret Menga

Erald Sotiri

Santiliano Çifligu

Rigerta Bakijasi

Gentjan Dedja

Anida Brahimi

Myfaret Ballushi

Asim Caci

Aleksandër Gusho

Gerti Lago

Kristi Rrenja

Kompanitë dhe biznesmenet nën hetim: 

SULA & LEO 
Bruno Osmani 
Administrator 
Anida Brahimi
Ish administrator
Erisa Islam
Ish administrator
Erald Sotiri
Ish administrator

BRUNA AL 
Luan Muka 
Administrator 
Petrika Treska 
ish administratorë
Gerdi Lano
ish administratorë

JONUFRI
Myfaret Ballushi
Administrator 

SIM 2B 
Gentjan Dedja
administator 

UFI 02
Kudret Memaga
Administrator 

ORI
Kristi Rrënja
Administrator 

LUMI 06
Lumturije Murati 
Administratore 

Naxhire Gurakuqi 
Ish administratore 

AA-117
Drita Frangaj
Administratore 

R.S.I & T Group
Lirim Jella 
Administrator 

Robert Shabani
Ish administratore

AL-BER CO&CO
Esmeralda Cifligu 
Administratore 

Sentiliano Cifliku
Ish administratore 

RI-GRE 96
Rigerta Bakijasi
Administratore 

BLE-ME-18 INVEST 
Bledar Metko
Administrator 

EZ&LA
Emiljano Frroku
Administrator 

NADA 2005
Diana Ramizi
Administratore 

KRIST-AL CONSTRUCSION
Arsen Roci 
Administrator 
Aleksandër Gusho
Ish administrator

ÇAÇI
Arsim Çaci
Administrator 

UELSI
Dritan Cungu
Administrator 

FROGY 03
Vladimir Sheshi
administrator 

Leli 17
Enver Sheshi
Administrator 

O&B INVEST
Gëzim Disha 
Administrator 
Astrit File
ish administrator