130-vjetori, Arkiva nxjerr vendimin e Mehmet Shehut për të sjellë eshtrat e patriotit në mëmëdhe, Abdyl Frashëri quhej Abdullah Hysni

130-vjetori, Arkiva nxjerr vendimin e Mehmet Shehut për të sjellë eshtrat e patriotit në mëmëdhe, Abdyl Frashëri quhej Abdullah Hysni

Abdyl Frasheri, fotografi e publikuar nga AQSH

Arkivi Qendror i Shtetit ka kujtuar përvjetorin e  130-të të ndarjes nga jeta të patriotit Abdyl Frashëri duke sjellë detaje nga jeta e tij, nga Parlamenti i Janinës te Lidhja e Prizrenit. AQSH ka publikuar një vendim të 1978-ës, të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, ku kërkon kthimin e eshtrave të Frashërit në vend, ndërkaq detaji që tërheq vëmendjen lidhet me emrin e vërtetë të tij, që sipas informacioneve të Arkivit është  Abdullah Hysni.

 

Si sot, më 11 tetor 1892, ndërroi jetë Abdyl Frashëri, i biri i Halid beut.

Emrin e vërtetë e pati Abdullah Hysni. Ishte një nga personalitetet më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare. Në Parlamentin e Parë Osman të vitit 1877 hyri si deputet i Janinës, u zgjodh kryetar i Komitetit të Janinës dhe në dhjetor të po këtij viti, u zgjodh kryetar i Komitetit të Stambollit, që u formua për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Perandorinë Osmane.

Frashëri ishte një nga aktivistët kryesorë të Kuvendit të Prizrenit të krijuar për të mbrojtur trevat shqiptare, si pasojë e firmosjes së Traktatit të Shën Stefanit (1878). Mbrojti idenë e bashkimit të trevave shqiptare në një vilajet, në kuadër të Perandorisë Osmane. Gjatë Kongresit të Berlinit, në emër të Lidhjes, së bashku me Mehmet Ali Vrionin, kreu takime me përfaqësues të Fuqive të Mëdha për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

Në qeverinë e drejtuar nga Ymer Prizreni (1881), Abdyl Frashëri mori përgjegjësinë e ministrit të Punëve të Jashtme. Në prill të këtij viti u arrestua. Në gjyqin që u bë në Prizren u dënua me vdekje, por më pas ky vendim u kthye në burgim të përjetshëm. Pasi kreu tre vjet dënim në burgun e kalasë së Prizrenit, u dërgua me qëndrim të detyruar në Ballëkesir dhe në Bandërma. Në vitin 1886 lirohet me kushtëzimin që të mos merrej me politikë dhe u caktua anëtar i këshillit të qytetit të Stambollit.

Në foton e parë bashkëngjitur paraqitet portreti i Abdyl Frashërit, fotografuar nga Vëllezërit Romaidhi (fotografë të njohur në Athinë), ndërsa materiali pasues është vendimi i Këshillit të Ministrave i vitit 1978, për kthimin e eshtrave të atdhetarit në vendorigjinë, me rastin e 100-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.”, shkruhet në faqen Facebbok të  AQSH.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë