137 kg drogë në Durrës, policia greke: Trafikantët GPS në Ekuador kokainës së pastër 85%, sinjalin e dha një doganë e huaj (VIDEO)

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zbulimi i 137 kg kokainë, të gjetur në kontenier në portin e Durrësit. Në një deklaratë për mediat, policia greke bën me dije se në pakot e kokainës, e pastër në masën 85%, trafikantët kishin vendosur GPS, që kontrollohej nga Ekuadori me qëllim njoftimin e trafikanteve në Shqipëri. Është pikërisht kjo sasi, e cila është lënë nga autoritetet greke që të shkojë në destinacion, por me dorëzim të kontrolluar, për të shkuar në gjurmët e pritësve. Ato konfirmojnë se informacioni ka ardhur nga një doganë e huaj dhe jo një telefonatë anonime, siç ishte njoftuar më herëtmegjithëse nuk specifikohet se për cilin shtet bëhet fjalë. 

Referuar njoftimin zyrtar të autoriteteve të shtetit fqinj, fillimisht, më 19 gusht në Pire janë gjetur dhe sekuestruar 17 pako me rreth 20 kg kokainë me destinacion Shqipërinë. Dy ditë më vonë, më 21 gusht u zbuluan 22 pako të tjera me 25 kg kokainë me destinacion po vendin tonë. Pikërisht në sasinë e kësaj date, në një nga pakot ishte vendosur GPS. Gjithashtu, edhe më 28 gusht u kap një tjetër sasi me 25 kg kokainë të ndarë në 22 pako.

"Nga analizat, pastërtia e kokainës ishte 85 %. Në Greqi janë 4 të arrestuar nga të cilët vetëm një me masën “Arrest në burg” dhe 3 të arrestuar në Shqipëri. Në 19 gusht në Pire u sekuestruan 17 pako me rreth 20 kg kokainë me destinacion Shqipërinë. Informacioni na erdhi nga një doganë e huaj. Në 21 gusht zbuluam 22 pako me 25 kg kokaine me destinacion Shqipërinë. Në një pako u gjet një pajisje GPS që kontrollohej nga Ekuadori me qëllim njoftimin e trafikanteve në Shqipëri. Pikërisht këtë ngarkesë e lame me dorëzim të kontrolluar për të shkuar në Shqipëri. Në 28 gusht hapem një konteiner tjetër me destinacion Shqipërinë ku zbuluam 22 pako me 25 kg kokainë", njofton policia greke. 

Ndërkohë, policia greke ka publikuar edhe videon, ku shihet qartë që droga ishte fshehur në pjesën e jashtme frigoriferike të kontenierit.

VIDEO/Kokaina e sekuestruar

Në total, pas hetimeve intensive të kryera përgjatë dy javësh janë bllokuar 700 kilogramë kokainë, sasi kjo që sipas mediave greke, kishte si destinacion Durrësin dhe Selanikun e Greqisë, nga të cilat u 137 kg u kapën në fund të shtatorit në portin e Durrësit. Për sekuestrimin e 137 kg kokainë të sekuestruar nga autoritetet shqiptare e ato greke, me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi në mungesë masën e arrestimit me burg për biznesmenin durrsak, Gentian Malindin. Për të policia e prokuroria kanë dyshime se është njëri prej porositësve të lëndës narkotike. Ndërsa të premten, gjykata u komunikoi masën e arrestit me burg edhe dy bashkëpunëtorëve të tij, punonjësit të sigurisë në Portin e Durrësi, Ardian Bega dhe për Altin Mislihakan, pastrues në anijen e peshkimit të Gentian Malindit. 

Nga ana tjetër, hetuesit kanë identifikuar edhe firmën që ka porositur kontenierët me banane. Bëhet fjalë për firmën “Alba Exotic Fruit” me administrator Eduart Dautin. Deri më tani ky person nuk është marrë ende në pyetje, ndërsa burimet sqaruan se nga hetimet e deritanishme, emri i tij nuk u rezulton si i përfshirë në trafik. Kjo pasi lënda narkotike u gjet në pjesën frigoriferike të kontenierëve e jo në brendësi të tyre.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja