Detaje të reja kanë dalë nga kapja e rreth 700 kg kokainë të fshehur në frigoriferë dhe muret e 12 kontejnerëve të bananeve që vinin nga Ekuadori dhe të destinuara për të shkuar në Pire, Selanik dhe Durrës. Sipas mediave greke i gjithë hetimi nisi pas një telefonate anonime në policinë e anti-drogës së Selanikut në Greqi, se një sasi e madhe droge fshihej në kontejnerët e ardhur nga Ekuadori.
Lajmërimi nga telefonuesi anonim në anti-drogën e Selanikut raportohet të ketë ardhur që me 2 gusht. Fillimisht pas telefonatës anonime policia kapi në motorët frigoriferik të disa kontejnerëve 47 pako me 51 kg kokainë. Ky ishte vetëm fillimi i një hetimi të vazhdueshëm që ka çuar më pas në sekuestrimin e më shumë se 700 kg kokaine të fshehur në frigoriferë dhe mure të 12 kontejnerëve me banane ku 4 prej tyre me 137 kg kokaine kishin destinacion Shqipërinë. Në këtë operacion morën të koduar 'Kuito; mori pjesë edhe DEA amerikane, të cilët vendosën që të zëvendësonin kokainën që do të vinte në Shqipëri me oriz dhe të pajisur me GPS, ku më pas u la që të vinte në Portin e Durrësit ku u arrestuan dy persona Ardian Bega 53 vjeç dhe Altin Mislihaka, 35 vjeç si dhe u shpall në kërkim Gentian Malindi, 43 vjec. Ditën e sotme u dha edhe masa e arrestit me burg për Ardian Began 53-vjeç.
Mediat greke shkruajnë se pas sekuestrimit të parë hetimet sekrete janë zhvilluar në në Pire dhe Selanik, ku pas kanë vënë në pranga edhe tre burra e një grua të cilët akuzohen se ishin në dijeni të një sasie prej 100 kilogramë kokainë të fshehur në muret e kontejnerëve. Po ashtu këta persona kishin një të njohur të kompanisë së importit të frutave. Ndër të tjera në shkrimin e 'Kathimerinit' thuhet se edhe pse hetimet në Shqipëri dhe Greqi nuk janë mbyllur, zyrtarët e ndjekjes së drogës janë të sigurt se mafia shqiptare është pas importeve të kokainës nga Amerika Latine në Evropë. Pas kapjes së sasisë së madhe të kokainë në port janë kontrolluar edhe 300 kontejnerë të tjerë por në to nuk janë gjetur drogë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7572
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Përgjimet SKY ECC çmontojnë klanet mafioze Sacra Corona dhe Ndragheta, bashkëpunonin me shqiptarët! 33 arrestime të reja, 97 persona nën hetim (EMRAT)
21 Nëntor, 20:06
-
Trafik kokaine dhe heroine në Bellizona, në pranga 35-vjeçari shqiptar dhe zvicerani! Nën hetim edhe 3 shqiptarë të tjerë
20 Nëntor, 20:42
-
Vicenza/ Trafikonin dhe xhironin 3,3 mln euro kokainë në vit, shkatërrohet grupi italo-shqiptar! 11 të arrestuar e 4 në kërkim, hetime dhe në Shqipëri (EMRAT+FOTOT)
20 Nëntor, 19:53
-
Itali/ Bazë për shitjen e kokainës, heroinës dhe hashashit, 18-vjeçari shqiptar kapet në befasi! I gjenden një ‘Beretta’, fishekë dhe valutë cash
19 Nëntor, 22:55
-
Itali/ Kreu i ultrasve të Milanit, i lidhur në organizatën shqiptare të kokainës! U arrestua bashkë me 19 të tjerë, e trafikonin nga Amerika e Jugut dhe Maroku
19 Nëntor, 21:43
-
Itali/ Kishte groposur kokainën në një zonë bujqësore me shkurre, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Rimini
18 Nëntor, 16:32
-
Angli/ Pjesë e një rrjeti të shitjes së kokainës, 2 shqiptarët e arrestuar dënohen me rreth 8 vite burg në total! Kthyen banesën në bazë droge (EMRA+VIDEO)
15 Nëntor, 21:49
-
Itali/ Me 1,5 kg kokainë të pastër dhe 22500 euro cash, arrestohen 2 shqiptarët! Njëri prej tyre u konfrontua me policët, u sekuestrohen dhe dy makinat
15 Nëntor, 17:27
-
Një kile kokainë dhe mijëra euro, 29-vjeçari shqiptar arrestohet në Bellinzona, dyshohet se trafikonte mes Zvicrës dhe Italisë
15 Nëntor, 16:55
-
‘U kap me 11 kg kokainë, Gjyqtari e liroi!’/ Shqiptari fut në ‘sherr’ politikën italiane, Salvini sulmon Drejtësinë, por e vërteta qëndron ndryshe
15 Nëntor, 16:21
-
Bolonja/ Goditet grupi shqiptar i shpërndarjes së kokainës, 3 të arrestuar! Kishin kthyer shtëpinë në bazë droge, policia i gjeti 2 prej tyre duke fshirë gjurmët
13 Nëntor, 10:03
-
Itali/ Me kokainë dhe shuma të mëdha valute, nervozizmi tradhton 24-vjeçarin shqiptar, karabinierët e arrestojnë
13 Nëntor, 08:54
Imagjinoni një burg të operuar nga kriminelë. A do të ketë punë të mirë? E njëjta gjë është e vërtetë për funksionimin e kontejnerit. Kush është operatori? Pasi do ju tregoj si është situata.
Përgjigju