138 raste të reja dhe 2 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit! Fitojnë betejën 442 qytetarë

138 raste të reja dhe 2 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit! Fitojnë betejën 442 qytetarë

Spitali Infektiv

Këtë të dielë janë raportuar 138 raste të reja dhe 2 humbje jete nga COVID në vendin tonë. Në bilancin e saj ministria e Shëndetësisë raporton se viktimat janë të moshave 71 - 75 vjeç.

"Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Skrapari, të moshave 71 - 75 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve", thotë ministria.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2480 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 138 qytetarë. 

"Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  43 raste në Tiranë, 12 në Shkodër, 9 në Fier, 8 në Gjirokastër, nga 7 raste në Elbasan, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Devoll, Kamëz, nga 3 raste në Lezhë, Lushnje, Berat, Fushë Arrëz, Skrapar, Vorë, nga 2 raste në Kukës, Mat, Shijak, Poliçan, nga 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Kavajë, Mallakastër, Librazhd, Tepelenë, Dimal, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Roskovec, Patos, Cerrik". 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 442 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 101,584 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 175 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19. 

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital". 

Statistika (18 Prill 2021) 

Raste të reja ditore        138
Të shëruar në 24 orë     442
Të shtruar në spitale      175
Humbje jete në 24 orë    2
Testime ditore                2480 

Testime totale            607,688
Raste pozitive             129,594
Raste të shëruara        101,584
Raste Aktive                 25,668
Humbje jete                  2,342

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë       18531
Fier          2216
Durrës      1088
Shkodër      915
Gjirokastër 913
Korçë       673
Vlorë         452
Dibër        322
Kukës        287
Elbasan      200
Berat        53
Lezhë         18

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?