Pas vetëvrasjes aksidentale të një të mituri një ditë më parë në Kurbin, policia ka arrestuar një 47-vjeçar. Policia ka arrestuar shtetasin Përparim Sefa, 47 vjeç, banues në Kurbin, poseduesi i armës së zjarrit pushkë me të cilën dyshohet se u vetë vra13-vjeçari. I arrestuari është bari zone, dhe nuk ka lidhje familjare me viktimën.
'Në vijim të veprimeve për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit datë 30.07.2021, ku në një stan në malin 'Skëndërbeg', aksidentalisht dyshohet se u vetëvra me armë zjarri shtetasi R.K., 13 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, arrestuan në flagrancë shtetasin : P. S., 47 vjeç, banues në Kurbin (poseduesi i armës së zjarrit pushkë me të cilën dyshohet se është vetëvrarë 13-vjeçari.) Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pushkë dhe një sasi municioni luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.
Ngjarja e rëndë u shënua një ditë më parë në fshatin Gërnac në Mat, ku u gjet i vrarë me armë zjarri një 13-vjeçari.
I mituri me mbiemrin Keqi u gjet nga Policia i pajetë në mesnatë, ndërsa ngjarja dyshohet të jetë aksidentale. Sipas burimeve, viktima bashkë me tre fëmijë të tjerë ishte duke kullotur bagëtitë në mal, ku kanë gjetur një armë zjarri.
Më pas, ata kanë dërguar bagëtitë në stan dhe kanë filluar të luajnë me armën e gjetur, që fatkeqësisht kishte qenë e mbushur. Për pasojë, në lojë e sipër, arma është shkrepur ndërsa plumbi kapi 13-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.
Komente









Vetvrarë …???
Përgjigju