14 maji, ndahet përfundimisht kush drejton KZAZ-të! Kush garon me logon e PD? Celibashi: Vlerësojmë gjithçka në bazë të regjistrit të gjykatës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë propozime për anëtarë dhe kryetarë të 92 komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor nga të gjitha subjektet politike, por në rastin e PD-së së Alibeajt dhe asaj te Rithemeluar, kryeokomisioneri do t’i drejtohet Gjykatës së Tiranës, për të marrë përgjigjen se kush është mes të dyve organi drejtues i Partisë Demokratike. 

“Organin që drejton një parti nuk e vendos KQZ. Deri në momentin që flasim, përfaqësues i PD në KQZ është Marash Logu dhe Indrit Sefa. Kemi komunikime të karakterit profesional qoftë me Ivi Kason dhe përfaqësues të tjerë të PD. Ne do të vlerësojmë legjitimitetin e atij që përcjell dokumentacion në KQZ, është apo nuk është ky person me tagër për të sjellë në emër të PD-së kërkesa të ndryshme, propozime. Autorizimi që ata kanë është në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Ky legjitimitet është i verifikueshëm nga dokumentacioni që KQZ merr nga Gjykata e Tiranës”, tha Celibashi. 

Deri më tani, në gjykatën e Tiranës rezulton ende kryetar Lulzim Basha që dha dorëheqjen, ndërsa vendimi që pritet të ndajë përfundimisht se kush e ka drejtimin e partisë mes kryetarit të komanduar Alibeaj dhe Berishës, është ai i Apelit që deri më tani është shtyrë disa herë.  Megjithatë, për të shmangur ngërçet e mundshme, gjykata duhet të vendosë të paktën deri më 6 mars kur është edhe afati i fundit për regjistrimin zyrtar të partive politike në KQZ për garën elektorale të 14 majit.

Sipas shortit të hedhur në KQZ këtë të enjtë, komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor me numër çift do t’i drejtojë Partia Socialiste, dhe ato ato me numër tek Partia Demokratike. Ndërkohë anëtarët e KZAZ-ve do të ndahen 2 PS, 2 PD, 1 PSD e Tom Doshit dhe 1 anëtar nga Partia e Lirisë.

Votimi elektronik deri më tani është parashikuar të realizohet vetëm në bashkinë e Vorës, edhe pse pritshmëritë e kryekomisionerit Celibashi ishin për tu shtrirë në 6 bashki.

"Koha e pamjaftueshme. Shpresojmë të shtojmë të paktën 1 apo 2 bashki, një të madhe me 400 njësi votimi", tha kreu i KQZ. 

Për të shmangur përdorimin e administratës në fushatë, sipas Kodit Zgjedhor, duke filluar nga 13 janari deri në datën e zgjedhjeve më 14 maj, çdo institucion duhet të raportojë në KQZ për cdo aktivitet publik që mban, të paktën 5 ditë përpara, në të kundër nuk do të mundet ta zhvillojë. Po ashtu, ndalohen thirrjet, apo fjalimet me përmbajtje partiake ose zgjedhore në favor të një subjekti zgjedhor apo të një kandidati.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:30
Cilën PD do të regjistrojë në zgjedhje? Celibashi: Nuk e vendos KQZ, por gjykata! Përfaqësues ligjor janë Marash Logu dhe Indrit Sefa

 

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashki në një deklaratë për gazetarët ka folur në lidhje me regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit.  I pyetur se çdo të ndodhë me regjistrimin e Berishës apo Alibeajt me logon e PD, Komisioneri Celibashi është shprehur se gjithçka do të vendoset në bazë të asaj që ndodh në gjykatë. Sipas Celibashit legjitimitetin se vlerëson KQZ por Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

‘Ka një forcë politike që e ka emrin PD. Deri në momentin që ne flasim është Marash Logu dhe Indrit Sefa. Kemi komunikime edhe me Ivi Kason. Ne do vlerësojmë legjitimitetin që do të sjellë dokumentacion në KQZ. Në kuptimin që është apo ky person me tagrin për të sjellë në emër të PD-së. Sot është përfaqësuesi i PD-së në KQZ, janë përfaqësues Logu dhe Sefa. Do jenë këto në vijim nuk e them dot por autorizimi që ato kanë është në përputhje me kodin zgjedhor. Do vlerësojmë legjitimitetin e atij që paraqet kërkesën dhe ky legjitimitet merret nga Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë. Kjo është një çështje që nuk e vendos KQZ. Këtë nuk e vendos KQZ është një institucion tjetër.’- u shpreh Celibashi.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë