14 Maji/ Spartak Ngjela: Nëse opozita humb, Berisha duhet të ikë dhe të çlirojë të djathën! Demokratët shohin emrin e Metës dhe nuk votojnë

Nëse të dyja palët e Partisë Demokratike humbasin në zgjedhjet e ardhshme atëherë Sali Berisha duhet të ikë dhe ta çlirojë përfundimisht të djathën. Ky është qëndrimi i avokatit të njohur Spartak Ngjela, një ish drejtues i lartë në PD. Në një intervistë për gazetarin e Report Tv Nertil Agalliu, Ngjela tha se 14 maji është një test i rëndësishëm për opozitën.

“Janë një test këto zgjedhje për opozitën. Të shikojmë se ku janë. Këta janë të përçarë. Njëri thotë ‘ne jemi me perëndimin’. Vijnë përfaqësuesit e perëndimit dhe takojnë Alibeajn. Mund të ekzistojë Shqipëria pa qenë nën ombrellën e amerikanëve? Absolutisht që jo. Ishte turp kjo që bëri Saliu. Nëse humbja e të dyja krahëve të Partisë Demokratike duhet të tërhiqet Saliu. Tërheqja e tij rinovon PD dhe ia bën shumë të vështirë Ramës fitoren në 2025. Duhet të tërhiqet se fiton e djathta shumë. Është pengesë e madhe për të djathtën”, tha Ngjela.

Sipas tij demokratët nuk mund të votojnë kur shohin krah kandidatëve të djathtë emrin e Ilir Metës.

“Do shkojnë demokratët atje dhe do shohin emrin Ilir Meta, nuk do ta votojnë. Të djathtët do të abstenojnë. Nuk janë si të majtët që shkojnë në bllok në votime. Berisha ka bërë shumë gabime këtë periudhë por nuk del dot nga situata. Nuk veprohet kështu siç vepron ai”, u shpreh në Report Tv avokat Ngjela.

I pyetur për krijimin e Këshilli Euroatlantik në PD, me drejtues Preç Zogajn, Ngjela thotë se është një nismë për t’u duartrokitur.

“Shumë mirë ka bërë. Është lëvizje e zgjuar. Kështu do të ecë. Këta janë euro atlantikët. Këta i takojnë, të tjerët nuk takohen fare nga të huajt. Nuk ka rëndësi me kë je, por e rëndësishme është se kush të pranon”, tha ai.

Në fund avokati Spartak Ngjela foli edhe për vendimin e Komisionit Evropian për të propozuar nisma ligjore për marrjen e masave ndaj korrupsionit dhe të korruptuarve. Ngjela tha se kjo është edhe shenjë për Berishën.

“Është shenjë. Të shohim se si do të operojë. Lufta e tyre kështu fillon. Të bëjnë ‘non grata’ dhe pastaj vijojnë me elementët e tjerë të eliminimit të korrupsionit. Ndaj edhe SPAK duhet të funksionojë. Nëse vazhdon kështu edhe pas zgjedhjeve ata do ta heqin. Vetëm reforma në drejtësi është shpresa”, përfundoi intervistën për Report Tv Spartak Ngjela.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kariq Taipi: 07/05/2023 17:29

    O Taku mor zotni Shqipria ska pas kur të djatht apo të majt vetëm kamunista kan të katër krahët. Me një fjal prap kamunistat udhëheqin. Ata kan pushtetin ekonomik e atë politik o Taku që vetëm teori ke mor zotni.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 07/05/2023 14:01

    Ku e ke te DJATHTËN more zotiNgjala qe na broçkullit si Ama Zeqos maje thanës? Ne te ashtuquajturen te djathte shqiptare gëlojne micat@hienat e majta te korruptuara deri ne qelize....si djale blloku e byroisti dhe burgu i mevonshem nuk ti ka pjeke berthamat dhe perfundmisht mbete nje kungull bosh,i papjekun nga Dielli dhe i mardhun krejt....

    Përgjigju
    • Zako Sidheri: 07/05/2023 16:34

      E djarh eshte kthyer ne WC ku dhjet Berish komunisti dhe Like spiuni hajduti

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm