PRISHTINE - Sipas statistikave, 382 milionë njerëz në botë kanë diabet, 57 milionë evropiane kanë diabet. 64% te diabetikëve jetojnë në zona urbane.
Diabeti ka shkaktuar 5,1 milion vdekje në vitin 2013, çdo 6 sekonda një person vdes nga diabeti. Diabeti 20 herë më shpesh lajmërohet te njerëzit me mbipeshë
50% shtohet rreziku nga diabeti te duhanpirësit.
E pikërisht në ditën e Diabetit, e premte, 14 nëntor, Klinika e Endokrinologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe Shoqata e Endokrinologjisë do të shënojnë këtë ditë që ju dedikohet njerëzve me diabet, familjeve të tyre, mjekëve dhe të tjerëve.
Kjo ditë ka për qëllim promovimin e kujdesit ndaj diabetit, parandalimin dhe mjekimin adekuat të sëmundjes në tërë botën.
Kjo datë lidhet me datëlindjen e Frederick Banting, i cili bashkë me Charles Best, e kishin trasuar rrugën për zbulimin e insulinës më 1921.
International Diabetes Federation (IDF), e cila e ka zyrtarizuar shënimin e kësaj date prej vitit 1991 dhe përmban mbi 200 organizata për diabet në mbi 160 shtete të botës.
IDF është i përkushtuar të promovojë, përpos tjerash, ngritjen e vetëdijes për diabetin në rrafshin nacional, regjional dhe internacional.

Aktivitete do të ketë edhe në Prizren, Gjakovë, Pejë, Ferizaj, Mitrovicë, Lipjan, Podujevë dhe Skenderaj.

Ndryshe, diabeti tek ne, në gjuhën popullore njihet si sëmundja e sheqerit në gjak./KosovaPress/ATSH/