14 vite burg për shqiptarin më të
kërkuar, merrej me prostitucion
ANGLI-Shtetasi shqiptar, Vladimir Ismaili, i kërkuar prej 8 vitesh nga autoritetet angleze për shfrytëzim prostitucioni është dënuar, të mërkurën, nga gjykata angleze e Manchesterit me 14 vite e gjysmë burg.
ANGLI- Shtetasi shqiptar, Vladimir Ismaili, i kërkuar prej 8 vitesh nga autoritetet angleze për shfrytëzim prostitucioni është dënuar, të mërkurën, nga gjykata angleze e Manchesterit me 14 vite e gjysmë burg.
Vladimir Ismaili, 40 vjeç, shtetas shqiptar por me banin në Coventry , është arratisur 8 vite më parë nga Anglia pasi dyshohej se ishte pjestar i një grupimi kriminal që merrej me trafikimin e qenieve njerëzore. Ismaili u kap më pas në shtetin Grek në Qershor të këtij viti dhe u ekstradua, fill pas arrestimit, në Angli.
Gjykata e Manchesterit i ka shtuar, të mërkurën, dënimit me 14 vite burg në mungesë, vetëm 172 ditë për faktin se ka qënë në kërkim për gati 8 vjet.
Në vitin 2006 e njëjta gjykatë ka dënuar Ismailin dhe gjashtë bashpuntorë të tij me 14 vite burg me akuzat shfrytëzim prostitucioni dhe shantazh pasi kishin detyruar me dhunë të prostituoheshin dy femra nga Lituania.
Të dyja viktimat, nga fshatra të ndryshëm të Lituanisë, kanë deklaruar se u është thënë se do të fitonin para në Angli duke punuar nëpër bare ose si pastruese. Por në fakt trafikantët i kishin shoqëruar në një hotel në qytetin e Coventry ku më pas ishin detyruar me forcë të punonin si prostituta. Gjithashtu njëra nga femrat ishte përdhunuar nga njëri pjestarët e bandës.
Njëra nga viktimat kishte arritur të lajmëronte të afërmit në Lituani, të cilët njoftuan autoritetet që bën dhe të mundur kapjen e Ismailit dhe të një prej ortakëve të tij.
Gjashtë të pandehurit u burgosën nga gjykata e Manchesterit me periudha që variojnë nga 3 deri në 6 vite, ndërsa Ismaili arriti të arratisej tre muaj para se të mëerrte dënimin me 14 vite bur. Në operacionin për gjetjen dhe kapjen e këtij të fundit u angazhuan një numër i madh strukturash dhe agjentësh të Policisë së Warwickshire, Manchesterit dhe Lituanisë si dhe agjentë të ndryshëm të inteligjencës britanike.
Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.7%
-
Jo
51.1%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 9550
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Dorëhiqet prokurori Jack Smith, hetoi presidentin Trump për dokumentet sekrete dhe përpjekjen e përmbysjeve të zgjedhjeve në 2020
11 Janar, 22:55
-
VIDEO/ Superkupa 'deh' Milanin, Cagliari e ndal 1-1 në 'San Siro'! Alen Sherri në stol
11 Janar, 22:48
-
Flakët në Los Anxhelos, aktorja Jennifer Garner: Kam humbur një mik nga zjarri
11 Janar, 22:45
-
Stuhi e fuqishme dimërore në jug e lindje të SHBA
11 Janar, 22:37
-
E konfirmon Conte, Kvaratskhelia ka kërkuar të largohet nga Napoli këtë janar
11 Janar, 22:36
-
Manchester City shënon 8 gola në FA Cup, Guardiola konfirmon largimin e kapitenit! Chelsea fiton me 'shuplakë'
11 Janar, 22:29
-
Berat/ Aksident në qendër të qytetit, makina përplaset me shtyllën, drejtuesi braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja
11 Janar, 22:28
-
Pogradec/ Plagoset me thikë 23-vjeçari, po qethej në berbehane, sulmua në kokë dhe krah! Pas mjekimit bën kallëzimin në polici, efektivët në ndjekje të autorit (EMRAT)
11 Janar, 22:11
-
Ministria e Mbrojtjes: Nesër priten reshje intensive shiu dhe dëbore, ja qarqet më të rrezikuara
11 Janar, 22:03
-
FOTO/ Gjimshiti dhjetë qepje në kokë, Atalanta tregon gjendjen e kapitenit të Kombëtares
11 Janar, 21:59
-
Fier/ Sherr me thika në lagjen '8 Shkurti', plagoset në këmbë 16-vjeçari
11 Janar, 21:56
-
Aksident pranë Kishës së Laçit, Porsche bie nga lartësia 70 metra! Lëndohet rëndë çifti dhe dërgohen te Trauma (EMRAT+VIDEO)
11 Janar, 21:49