14-vite nga sulmi terrorist në SHBA
e gjithë bota përkujton 11 shtatorin

Amerika përkujton sot me dhimbje 14 vjetorin e sulmit terrorist të 11 shtatorit mbi kullat binjake. Në New York në vendin e quajtur “kuota zero” ku ndodheshin kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë, do të kryet ritual i përvitshëm, ku lexohen me zë të lartë emrat e 2983 personave që mbetën viktimë të sulmit terrorist.
 
Në mesin e viktimave ishin shtetas nga 70 vende të ndryshme të botës, midis tyre dhe 3 shqiptarë, të cilët punonin aty.
 
Sulmi i 11 shtatorit konsiderohet si sulmi më i tmerrshëm terrorist në tokën amerikane, i cili u krye nga një grup islamikësh radikalë prej 19 vetash , 15 prej tyre nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara, një nga Egjipti dhe një nga Libani.
 
Në këtë datë 4 avionë u morën peng, 2 prej të cilëve u përplasën me kullat binjake në New York.

Edhe në këtë përvjetor, sulmi i 11 shtatorit vazhdon të ketë një ndikim të fuqishëm në kujtesën e amerikanëve, në formësimin e rolit të Amerikës në botë, në politikën e saj të jashtme dhe në qasjen mbi sigurinë globale.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën

Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën