14 vite nga vdekja e Rugovës, Berisha e krahason me Gandin: Artikekt i Kosovës së pavarur! Kombi shqiptar para tradhëtisë së dytë

14 vite nga vdekja e Rugovës, Berisha e krahason me Gandin: Artikekt i Kosovës së pavarur! Kombi shqiptar para tradhëtisë së dytë

Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha

TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rogova në 14-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Teksa ka postuar një foto krah tij, Berisha e konsideron Rugovën arkitektin e Kosovës së pavarur, duke e krahasuar me Mahatma Gandin. Berisha shton se Rugova do të mbetet përjetë në histori si burri i shtetit që themelon shtetin e Kosovës paralel me kushtet e pushtimit barbar serb. Ish-kryeministri sulmon e liderët e rajonit të bërë bashkë për minishengenin-ballkanik, teksa thotë se sot kombi ynë ndodhet para tradhtisë së dytë, duke e quajtur kryeministrin Edi Rama veglën e Beogradit

"Nderim arkitektit te Kosoves se pavarur, presidentit Ibrahim Rugova!

Te dashur miq, me 21 janar te vitit 2006 presidenti Ibrahim Rugova, arkitekti i Kosoves te pavarur mbylli syte pergjithmone. Presidenti Rugova do te mbetet dhe nderohet perjete ne historine tone kombetare si burri i shteti qe me trimeri te jashtezakonshme, mençuri dhe vizion te pashoq themeloi ne kushtet e pushtimit barbar serb shtetin paralel te shqiptareve ne Kosove.

Ai me kembengulje te palekundur, civilitet dhe aftesi te rralla diplomatike arriti me qendresen e tij paqesore, te ngjashme me ate te Mahatma Gandit qe ceshtjen e drejte te shqiptareve te Kosoves te shnderronte ne nje çeshtje te botes se lire SHBA dhe vendeve tjera te medha. Ai se bashku me luften, gjakun, sakrificen e mijra luftetareve te lirise, Komandantit legjendar Adem Jashari dhe ofensiven e fuqishme te NATOs kunder kasapit te Ballkanit Sllobodan Millosheviç, arriti te beje realitet Kosoven e lire dhe te pavarur.

Sot pas 14 viteve, kur Kosova dhe kombi shqiptar ndodhen para tradhetise se dyte te madhe nga vegla e Beogradit ne Tirane, Miladini shqipfoles ne Prishtine dhe Baton Stanishiqi, shqiptaret kudo qe jane duhet te ngrihen ne mbrojtje te Kosoves se lire dhe te pavarur, vepres se pavdekshme te presidentit Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari dhe dhjetra mijra martireve dhe heronjve te saj te te gjitha kohrave dhe tju japin ndeshkimin e merituar tradhtareve te kombit, argateve te Beogradit ne Prishtine dhe Tirane.

Nderim perjete kujtimit dhe vepres se ndritur te Presidentit Ibrahim Rugova", shkruan Berisha.

Postimi i plote i Sali Berishes

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pjeter: 21/01/2020 23:37

    Ty o Sali, Rrugova ta hoqi vizen.Perrallat e tua nuk ta heqin vulen e tradhetarit.Te fala te ben Bulatoviçi Sali bej,po te pret me padurim qe se shpejti ta ritakosh.

    Përgjigju
  • Sala: 21/01/2020 22:12

    Po te ishte per Rugoven edhe sot kosova do ishte krahine autonome nen serbine

    Përgjigju
  • MAHMUTI: 21/01/2020 19:53

    Ky qe ka dale ne foto me rrugoven e ka vra me ato marifetet qe ka zhduk shoket e vet me dignozen vdekje e ngadalshme qe te kesh mundesi me lane amanetet.

    Përgjigju
  • O tej: 21/01/2020 17:47

    O Birish o rrace m.... po ke surrat me dal me Rrugoven ti?

    Përgjigju
    • O i kshillit: 21/01/2020 19:10

      Birisha eshte rrace serbi

  • skula: 21/01/2020 16:52

    Sali nji tradhti esht ba me Kosoven kur i coshe nafte Slobodanit .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar