145-vjetori i lindjes së At Gjergj
Fishtës, shtëpia e tij drejt shembjes 

Sot shënohet 145-vjetori i lindjes së poetit dhe klerikut At Gjergj Fishta.

Edhe kjo ditëlindje e ka gjetur banesën ku ka jetuar Fishta si një gërmadhë të vërtetë. Njëra pjesë e murit ka nisur të shembet, ndërsa çatia po shkon drejt shkatërrimit të plotë.

Historiani dhe studiuesi Paulin Zefi e quan kriminale dhe antishqiptare neglizhencën e Ministrisë së Kulturës e cila nuk po i hap rrugë projektit për restaurimin e shtëpisë së At Gjergj Fishtës.

Edhe pasardhës të Fishtës dhe banorë të zonës e konsiderojnë të pafalshme harresën që po i bëhet figurës së Fishtës.

Pak kohë më parë u vetëofruan disa donatorë për restaurimin e shtëpisë së Fishtës, por projektit të tyre nuk i hapi rrugë Ministria e Kulturës për investim, duke e argumentuar me faktin se kanë mangësi.
 
Në këto kushte shtëpia ku ka jetuar homeri At Gjergj Fishta rrezikon seriozisht ekzistencën e saj, pasi çdo ditë e më shumë po shkon drejt degradimit.

Asnjë veprimtari përkujtimore apo aktivitet artistik nuk u organizua në fshatin e tij të lindjes dhe as në qytetin e Lezhës në nderim të kësaj figure emblematike të kombit shqiptar.

[gallery]19265[/gallery]

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion