13 emigrantë rezidentë në Greqi prej 72 orësh në tokën neutrale në Kakavijë: Duhet pasaportë serbe të futemi në atdhe, se ajo shqiptare s'pi ujë! Po na trajtojnë si qenër

KAKAVIJË- Rreth 13 emigrantë shqiptarë gjenden prej 72 orësh në tokën neutrale në doganën e Kakavijës. Ato shprehen se duan të shkojnë në shtëpitë e tyre pranë familjarëve dhe për këtë nuk dihet t'i ndalojë askush. Të indinjuar, i kërkojnë ndihmë presidentit Ilir Meta, partive politike pasi sipas tij janë lënë të braktisur nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria.

"Jemi në Kakavijë të bllokuar nga dogana shqiptare. Kemi tre ditë dhe tre net që jemi të izoluar dhe të bllokuar nga qeveria shqiptare. i bëjmë thirrje kryeministrit, duam rrugëzgjidhje, edhe mediave iu bëjmë thirrje që ta përhapin këtë çështje tonë. Dhe partive politike dhe presidentit, se qeveritarët nuk duan ta dinë a jemi gjallë a s'jemi gjallë. Jemi shtetas shqiptar"

"Duhet me marrë pasaportë serbe të hymë në tokë shqiptare se me pasaporta shqiptare nuk pinë më ujë".

"Kur ne jemi shqiptar, ikim si njerëz dhe greku na sillet si njeri dhe shteti jonë shqiptar me në krye Ramën na trajtojnë si qenër. Por kalojmë me lopë e derra, dhe ne shqiptarët që jemi njerëz me dokumente të refuzohemi nga shteti jonë, kur nuk na ndalon njeri. Por të ishim në luftë siç thotë Rama, shqiptarët duhet të ktheheshin në shtëpi që të jetë në shtetin e tij, kombin e tij jo të katandisen rrugëve më keq se skllevërit. Po hyn të huaj në shtetin tonë dhe ne të mos hynë?Jam nga Berati dhe me atë emër që më ka lindur nëna dhe me atë do të vdes. Edhe sot të vdes këtu, ama dihet që jam shqiptar dhe dua zgjidhje. Por bëjmë 72 orë që dhe në burg nuk mbahen njerëzit. Do jap intervistë në TV grek dhe do them këto gjëra që ta dëgjoj e gjithë Europa se çfarë po bën shteti shqiptar për njerëzit e tija", tha për Report Tv disa nga emigrantët.

Kryeministrit Edi Rama ka sqaruar më herët me anë të një komunikimi për mediat, se të gjithë ata emigrantë që janë në tokën neutrale në kufi me shpresën për t'u kthyer pranë familjeve të tyre, nuk do të pranohen nëse janë rezidentë në shtetet e tjera dhe nuk kanë arsye emergjence për të ardhur në Shqipëri. Sa i përket këtyre të fundit, pra që kanë një arsye emergjente për të ardhur, do të vetë karantinohen në hotel me paratë e tyre.  Sot, 9 emigrantë shqiptarë që nuk ishin rezidentë në Greqi, pjesë e grupit të 13 emigrantëve që vijojnë të jenë në tokën neutrale, janë lejuar të futen në atdhe dhe shpenzimet e tyre janë marrë përsipër nga një pronar hoteli. Atyre do i paguajnë fjetjen dhe ushqimet.

Kjo vjen si një masë parandaluese për të krijuar vatra të reja infeksioni me koronavirus, për shkak se edhe Greqia është një vend i prekur nga COVID-19.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:41
Merr fund pritja/ Pronari i një hoteli në Gjirokastër do strehojë falas për 14 ditë 9 emigrantët që s'ishin rezidentë në Greqi (VIDEO)

9 nga 22 emigrantët, të cilit nuk ishin rezidentë në Greqi janë lejuar të hynë në atdhe dhe do të strehohen në hotel. Ato nuk do të strehohen me paratë e tyre, siç ka vendosur kryeministri Edi Rama, pasi shpenzimet e tyre i ka marrë përsipër një pronar hoteli i cili u ka vënë në dispozicion biznesin e tij duke u siguruar fjetje, ushqim, mëngjes, drekë dhe darkë. Ndërkohë, 13 emigrantët e tjerë vijojnë të qëndrojnë në tokën neutrale, pasi janë rezidentë në Greqi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Viktor Aliaj: 14/04/2020 18:59

    Qfare kafshesh jane kta Shqiptarte si kane ngel pa shtet ne Greqistan ju thone jeni nga Albanistani vete thone jeme nga greqistani te gjorde kan ngel ma keqe se Gabelte

    Përgjigju
  • Kaskaleje: 10/04/2020 11:58

    Qa lidhje ka apo Ska telefonuar ambasaden, ne ambasade telefonohet Kur kerkon ndonje ndihme qe se merr kurre edhe Kur ju telefonon. Ata ndodhen ne kufi dhe kane nenshtetsi shqiptare. Ata ne kufi thjeshte nuk lejohen Te hyjne ne kufi Me urdher fejsbuqesh nga rama. Cdo shtetas shqiptar hyn ne shqiperi Kur ti teket me ligj pastaj Kur Te hyje brenda Mund ti vihen kushte per Karamtine e Ku di une por jo tel lihet jashte

    Përgjigju
  • Emigranti: 10/04/2020 03:37

    Ore shqiptar qe ke mesuar shqip je duket se greke qe ke mesuar greqisht nuk ekziston. Para se te niseni beni nje telefon ne Ambasade ose ne Doganen e Kakavijes dhe beni letrat qe duhen law e thjeshte eshte. Po duket dikush ju shtyn se serbet jane after jush me sa shikoj.

    Përgjigju
  • Hola amigo !: 09/04/2020 17:17

    Ja na foli Gječo dikushi ..pse duhet te jesh dikushi qe te flasesh wow . Nuk mbledh ullinj po pjeshka dhe atdheu I’më eshte toka jo albanistani apo greqistani.

    Përgjigju
  • Ballkanistan: 09/04/2020 14:05

    Gjeco fol me bukur o vlla se nuk do ndajme tokat nuk jam as anadollak e as plere ne rregull vlla.Ore qe jemi albanistan jemi dhe mos te djegi fare prandaj rri shijohe jeten se te gjithe njesoj jemi ne kete bote.Kete shtet kemi krijuar ne si popull nuk e ka faji as enveri apo saliu e ku ta di une kush tjeret.Shendet mbi te gjitha or mik.

    Përgjigju
    • Wow: 09/04/2020 17:42

      Pse duhet te jesh dikushi qe te flasesh nuk mbledh ullinj po pjeshka dhe atdheu ime eshte toka.

    • Ballkanistan: 09/04/2020 16:47

      Hahahaa foli dikushi! Wow!! Pse duhet te jesh dikushi qe te flasesh hahaha .Atdheu imë eshte Toka dhe jo albanistania apo greqistania. Dhe mbledh pjeshka jo ullinj. Ik futi nje pjat grosh bashke me keta patriotat e tu.

    • Gjeço: 09/04/2020 15:33

      Ti je nje hiç qe flet në emrin e nje vendi dhe aq me teper kur i drejtohesh me atë emer. Rri mblidh ullinjte e anadollakerise jorgje dhe mos na hajde në vendin tone të na semuresh. Rri në atdheun tënd në jorgjeri!

  • alo alo: 09/04/2020 13:39

    Cfare kane ne vend te trurit keta njerez ? Eshte e cuditshme si mendojne : shohin, lexojne e degjojne cdo dite qe vet Kryeministri thote se kufijte jane mbyllur, dhe perseri nisen te kalojne kufirin, Kur e gjejne kufirin mbyllur, habiten e ankohen se pse nuk i lejojne te kalojne... Keta me qente nuk krahasohen se edhe qenit kur i thua shko - iken, e kur i thua hajde - vjen. Keta as aq nuk kuptojne...

    Përgjigju
  • elona: 09/04/2020 13:29

    Sa me shum qe shteti ti lejoj te hyjne dhe pse neper hotele aq me shum dyndje do kete ne kufi.Kur shikojn se ligjet nuk i zbaton as vet shteti qe i ka ven normal qe eshte shembull qe shteti nuk ekziston.Kur kufiri eshte i mbyllur dhe tjetrit i ngrefet te vij ne atdhe se i eshte mbyllur fabrika nuk duhet absolutisht lejuar te hyjne,nese kan zgjedhur te vdesin ne kufi eshte zgjedhje e tyre dhe jo pergjegjsi e shtetit.

    Përgjigju
  • Ballkanistan: 09/04/2020 12:27

    Keta nuk kishin ca te bënin ne greqistan tani u kujtuan te kthehen ne albanistan me kufirin e mbydhur .

    Përgjigju
    • Gjeco: 09/04/2020 13:16

      Albanistani i sateme o plere anadollake

  • Kufiri: 09/04/2020 11:49

    Jane te mbyllura kufinjte o njerez. Vetem ktu ankohen pse nuk lejohen. Nga gjermania ne austri kishte kalu nje person dhe po behet nami, kurse ketu rrumpalle.

    Përgjigju
  • VISI: 09/04/2020 11:32

    KETA JO QENER POR PLERA ASNJE KESHIM PER KETA MASKARENJTE FSHATARE TE NDYR

    Përgjigju
  • Ajo: 09/04/2020 11:18

    Keta rrezik i paguan opozita. BASHA me Monika Kucedren. Kush i ha keto. Jane mbylle kufijte ne gjithe boten, ca kerkojne keta ne kufi?? Duan destabilitet, dhe te infektojne vendin. Prapakthehu, Rama e ka thene dhe ne TV me pergjerim, mos u ktheni ne shqiperi, rrini ku jeni se do perhapni infeksionin. Prapakthehu te gjithe, njerez te pashpirt qe sduan tja dine ke infektojne e ke shkaterrojne. Zot fali se nuk e kuptojne ca bejne.

    Përgjigju
  • Kafsha: 09/04/2020 11:12

    Jorgjete të rrinë në atdheun e tyre dhe mos na vinë në Shqiperi të na semurene! Mbyllni kufijte me jorgjete!

    Përgjigju
  • Maxi: 09/04/2020 10:53

    Qent ne kufij po i mbledhin qent e shqiperise meta dhe berisha,aty te rrini si laro ,vendimet e qeverise duhen zbatuar se per ndryshe nuk mbaron kovidi por na e sillni juve zotrinj te llumit...

    Përgjigju
  • Tutu: 09/04/2020 10:49

    Shteti ka rregulla dhe e ka mbyllur kufirin per te ruajtur shendetin e shtetasve te vete... me vjen po ju jeni mesuar anarshi ndaj beni keshtu shkoni ku te dale.. kthehuni ne vendbanim dhe zbatoni rregullat di gjithe te tjeret o fshatare te trashe... dhe mos na beni si patriote se thjesht per xhepin tuaj keni ikur... dhe kur na vini me pushime ketu si karaduzer harroni te na flisni dhe shqip plazheve dhe lokaleve.... kufiri nuk duhet te hapet per asnje arsye ...

    Përgjigju
  • Guri: 09/04/2020 10:17

    Po na trajtojne si qener thone,por ne fakt qener jane qe sillen te papergjegjshem ne kete situate Qente nuk arrijne te kuptojne realitetin

    Përgjigju
  • Lala: 09/04/2020 09:50

    Vjen era e ndyrë kjo punë,karantina ka tre javë që ka filluar çfar dun në Kakavi kaqolat. Përsa i përket Greqisë që i pret mirë t'ju rrojnë kumbarët se jua kan par "hairin,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase