9 nga 22 emigrantët, të cilit nuk ishin rezidentë në Greqi janë lejuar të hynë në atdhe dhe do të strehohen në hotel. Ato nuk do të strehohen me paratë e tyre, siç ka vendosur kryeministri Edi Rama, pasi shpenzimet e tyre i ka marrë përsipër një pronar hoteli i cili u ka vënë në dispozicion biznesin e tij duke u siguruar fjetje, ushqim, mëngjes, drekë dhe darkë. Ndërkohë, 13 emigrantët e tjerë vijojnë të qëndrojnë në tokën neutrale, pasi janë rezidentë në Greqi.


Lajmi kryesor:

13 emigrantë rezidentë në Greqi prej 72 orësh në tokën neutrale në Kakavijë: Duhet pasaportë serbe të futemi në atdhe, se ajo shqiptare s'pi ujë! Po na trajtojnë si qenër