1.5 metër borë, fshati Panarit në Korçë në izolim! Banorët ecin 6 orë në këmbë për të transportuar ushqimet (VIDEO)

Prej një jave fshati Panarit vijon të jetë i izoluar për shkak të reshjeve të shumta të borës që përfshinë juglindjen e vendit disa ditë më parë. Trashësia e borës e cila ka arritur deri në 1.5 m si dhe prezenca e akujve e ngricave ka bërë që të paralizohen totalisht hyrje- daljet në fshat ,duke izoluar kështu 200 banore të kësaj zone.

Për të shkuar deri në Panarit me fuoristradë është e pamundur.

Nga Korça deri në fshatin Shtyllë rruga është e vështirë por e kalueshme me zinxhirë. Më tej drejt Panarit duhet të ngjitesh në këmbë.

"Nuk shkon as makina, as asnjëgjë hiç. shumë keq", tha një banor.

"Nuk shkon asnjë lloj makine. Edhe në këmbë nuk ecet. 5-6 orë duhet për të hipur", u shpreh një tjetër.

Burrat transportojnë me mushka ushqimet për familjet e tyre, ndërsa vështirësinë më të madhe e kanë për të siguruar bazën ushqimore për gjënë e gjallë.

"Nuk i kam siguruar dot të gjitha. Kam blerë atje poshtë. Kam shumë lopë", tregoi një banor tjetër.

Përpos izolimit ata po përballen dhe me mungesën e energjisë elektrike. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Burgajeti: 21/01/2021 23:47

    Nesim! Panaritasit jane njeres te ndershem,nuk blihen dhe shiten jo me nje thes mjell por as me florinj.Jane te tjere ata qe bejne tregeti me nderin e tyre... Panaritasit nuk kane nevoje per lemoshe,jane puntore dhe dine te jetojne dhe ne veshtiresi.Ata kerkojne vetem te kene mundesine e levizjes,te mundesise per te perballuar ndonje nevoje urgjente si pershembull per ndihme urgjente mjekesore... Panaritasit dine te krijojne rezervat dimerore me ushqime jo vetem me mjell.Dine te krijojne dhe rezervat dimerore per blektorine qe ne vjeshte.Besoj se koha e mire e deritanishme i ka lehtesuar dhe per baze me te mire per blektorine.Ata duan sic them me siper rruge te hapur,per te tjerat i dalin vetes zot... Ne Panarit me kembe vihej si ne vere dhe ne dimer.Tani me ndihmen e TAP-it ne vere vihet me makine,dhe po qe se pastrohet rruga nga debora,vihet me makine dhe ne dimer...

    Përgjigju
  • Burgajeti: 21/01/2021 21:33

    E njoh mire ate zone,por gazetaret duhet te jene me te sinqerte per lajmet qe transmetojne. Dimri i sivjetem eshte me i bute,te pakten deri me tani.Rreshjet e debores nga sa jep kronika,nuk eshte me shume se 20-30 cm.dhe kjo ne fshatin Shtylle ku jane marre dhe pamjet.Trashesi debore me shume se ne Shtylle,nuk ka kurre ne Panarit,sepse eshte rreth 1100 metro mbi nivlein e detit,kurse Shtylla eshte rreth 1550 metro,pra me lart... Trashesi te tille debore,besoj se nuk ka edhe ne Mashkullore,ku eshte lartesija me e madhe e rruges per ne Panarit. Keshtu qe problemi duhet trajtuar per nje pjese te rruges per t'u pastruar dhe jo per brenda fshatit Panarit. Me nje kujdes dhe bashkerendim te bashkise me TAP-in,te cilit i duhet te kete rrugen e hapur per linjen e tij te tubacioneve,mudet dhe duhet te hapet edhe pjesa per ne Panarit,Pra ka nevoje per rakordim dhe bashkepunim... Nese qendron e hapur rruga per ne Panarit prej Shtylles,eshte me e lehte te krijohen mundesi komunikimi dhe me fshatrat e tjere,Grabocke,Trebicke dhe Treske,mbase dhe Katundin...

    Përgjigju
    • Nesim: 21/01/2021 22:47

      Ti mire e ke por ne Panarit edhe ne behar ne kembe shkohet. Hajt se deri per zgjedhje hapet e mund tu japin fshatareve nga nje thes miell per qoke.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë