TIRANE-Goditet një tjetër rast i kalimit të paligjshëm të kufirit me dokumente false nga Shqipëria me destinacion Anglinë kundrejt 15 mijë paundëve. Dy persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga policia. Të arrestuarit janë; V. L. 52 vjeç, lindur dhe banues në Mamurras dhe H. N. 19 vjeç, lindur dhe banues ne Burrel.
Sipas policisë nga hetimet ka rezultuar se 52-vjeçari me inicialet V. L. rezident në Itali, pasi kishte siguruar paraprakisht dokumente të falsifikuara italiane me gjeneralitetet e një personi tjetër, ka ardhur në Shqipëri dhe ka pajisur me këto dokumente 19-vjeçarin me inicialet H. N.
Pas pajisjes me këto dokumente 52-vjeçari do ta shoqëronte 19-vjeçarin nga aeroporti i Rinasit, transit drejt aeroportit të Venecias me destinacion final në aeroportin e Luttonit, në Mbretërinë e Bashkuar, kundrejt përfitimit 15 000 paund britanikë.
Por ëndrra e 19-vjeçarit për të shkuar në Angli dhe e 52-vjeçarit për të përfituar shumën e konsiderueshme është prerë në mes, pasi janë zbuluar dhe arrestuar. Ndërkohë që u bë shpallja në kërkim e një tjetër personi me inicialet A.L. i dyshuar si bashkëpunëtor. Në vitin e fundit janë realizuar disa goditje të trafikut të paligjshëm të shqiptarëve në Angli, por edhe SHBA e Kanada.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshem të kufirit”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.9%
-
Jo
27%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 803
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Harry Redknapp sulmon Tuchel: Spiun gjerman, u dërgua këtu për të na shkatërruar
30 Mars, 11:54
-
VIDEO/ Kombëtarja lë pas humbjen me Anglinë, stërvitet në Londër para Andorrës! Tremb gjendja e Strakoshës
22 Mars, 14:19
-
VIDEO/ Humbja me Anglinë, Sylvinho pas ndeshjes: Flas me Wengerin kur kam probleme, besoja te barazimi
22 Mars, 09:54
-
Botërori 2026/ Kombëtarja 'fut ujë' në mbrojtje, Anglia mposht 2-0 Shqipërinë në 'Wembley'! Historia përsëritet për 'Tre Luanët'
21 Mars, 15:59
-
Kombëtarja zhvillon stërvitjen gjenerale në Londër, Sylvinho: Anglinë s’e përballojmë dot ‘kokë më kokë’, jemi përgatitur! Gjimshiti: Ëndërr kemi Botërorin
20 Mars, 18:13
-
Eduard Zaloshnja: Analizë probabilitare e ndeshjes Angli-Shqipëri
20 Mars, 10:15
-
Formacioni/ ‘Migjeni’ zbret Kombëtaren në Londër, 20 mijë shqiptarë në ‘Wembley’! Sylvinho humbet Ismajlin (VIDEO)
20 Mars, 08:31
-
'Doja të bëhesha qitësi i shekullit', vrau nënën, motrën dhe vëllanë! Dënim përjetë 19-vjeçarit, planifikonte sulm masiv në një shkollë në Angli
19 Mars, 15:58
-
Angli/ Policia zbulon një fermë kanabisi, arrestohen dy shqiptarët që punonin si kopshtarë
19 Mars, 11:50
-
Maskoheshin si punëtorë dhe çanin rrugët për të vjedhur energji për shtëpitë e barit, si u zbulua banda mafioze shqiptare në Angli
18 Mars, 14:54
-
GOLAT/ 70 vite pritje për një trofe, Newcastle fiton EFL Cup në Angli! Burn dhe Isak 'djegin' Liverpoolin
16 Mars, 19:46
-
VIDEO/ Mrekulli arkitekturore me 100 mijë ulëse, si do duket stadiumi i ri i Manchester United
11 Mars, 13:40