Një defekt teknik në sistemin e kontrollit të trafikut ajror ka shkaktuar probleme në fluturimet në disa nga aeroportet më të mëdha të Britanisë së Madhe, mes tyre Heathrow, Gatwick dhe Stansted.
Kompania National Air Traffic Services (NATS), përgjegjëse për kontrollin e trafikut ajror, tha se po punon për të identifikuar shkakun e defektit. Pasagjerëve u është kërkuar të kontrollojnë statusin e fluturimit me kompaninë ajrore përpara se të udhëtojnë drejt aeroportit.
Sipas të dhënave të Flightradar24, probleme janë raportuar në 10 aeroporte britanike, përfshirë Heathrow, Gatwick, Stansted, London City, Manchester, Birmingham, Bristol, Edinburg, Aberdeen dhe East Midlands.
Eurocontrol njoftoi se situata pritet të normalizohet gjatë mbrëmjes, nëse defekti teknik zgjidhet sipas parashikimeve.











Komente
Komento