15 milionë makina elektrike do shihen në rrugët e Gjermanisë deri në vitin 2030, Scholz: Konkurenca duhet të na nxisë, jo të na trembë

15 milionë makina elektrike do shihen në rrugët e Gjermanisë deri në vitin 2030, Scholz: Konkurenca duhet të na nxisë, jo të na trembë

Makina Elektrike

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se Gjermania po i qëndron objektivit për të nxjerrë në rrugë 15 milionë makina elektrike deri në vitin 2030.

Në fjalimin e tij të hapjes në Panairin Ndërkombëtar të Makinave në Mynih (IAA), Scholz u bëri thirrje prodhuesve që të ofrojnë makina më të përballueshme.

“Qëllimi nuk është i ri, ajo që është e re është se ne po e zbatojmë atë", tha Scholz.

Lidhur me konkurencën nga Kina, e cila ishte shumë e pranishme në IAA, kancelari gjerman me vendosmëri hodhi poshtë çdo frikë se industria gjermane e automjeteve mund të lihet pas, raportojnë mediat e huaja.

“Konkurenca duhet të na nxisë, jo të na trembë”, tha Scholz.

Scholz theksoi se edhe në të kaluarën ka pasur shqetësime për konkurencën nga jashtë, vetëm se në atë kohë ishte për prodhuesit japonezë dhe më vonë koreanë.

“Gjermania ende është pika kryesore e industrisë së automjeteve dhe do të mbetet e tillë”, tha Scholz.

Ai gjithashtu tha: “Ne duhet të lëvizim sa më pak me automjete në mënyrë që të mos dëmtojmë natyrën, si në këtë vend ashtu edhe në mbarë botën”.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Anija me emigrantë, Matteo Salvini 'i shpëton burgut'! Bien akuzat ndaj tij

Anija me emigrantë, Matteo Salvini 'i shpëton burgut'! Bien akuzat ndaj tij