Ulet kurba, 15 raste të reja gjatë 24 orëve, po aq edhe të shëruar, infektohen 2 pjesëtarë të stafit shëndetësor (VIDEO)

TIRANË- Kurba e të prekurve me koronavirus është ulur, pasi gjatë 24 orëve janë regjistruar 15 raste të reja, 8 më pak se dje, duke shkuar në total 1136 numri i të prekurve.

Kurse të shëruar gjatë 24 orëve janë 15 qytetarë, duke e çuar në total  872 numrin e të shëruarve. Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është 11 raste në Tiranë, 3 në Krujë, dhe 1 rast në Kamëz.

Në 24 orët e fundit janë testuar 35 persona të stafit shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste te qendra shendetesore nr.9. Nga totali i të prekurve gjatë 24 orëve të fundit 11 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik.

Aktualisht janë 232 persona janë aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19. Eshtë rritur numri i të shtruarve në spitalin infektiv dhe aktualisht po trajtohen 31 të prekur, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej të cilëve është i intubuar. Nga fillimi i epidemisë e deri më tani  janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike.

Ne lidhje me 82-vjeçaren që ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, ISHP-ja njofton se "E moshuara vuante nga Fibroza pulmonare, stadi i fundit, insuficienca kardiake, fibrilacion atrial, diabet mellitus dhe HTA dhe  ka rezultuar pozitive me COVID-19 pas vdekjes. Po analizohet nga stafi mjekësor i spitalit ”Shefqet Ndroqi” nëse  shkaku i vdekjes, ka qenë koronavirusi apo jo".

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon të gjithë qytetarët që të tregohen të kujdesshëm, të ruajnë distancimin fizik, higjienën personale dhe të lajnë duart sa më shpesh. Duhet të evitohen ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz.

Gjithashtu nuk duhet të neglizhohen shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim duhet të telefonojnë në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (31 Maj 2020)

Testime totale                         16175

Testime molekulare                14723

Testime serologjike                 1452

Raste pozitive                          1136

Raste të shëruara                       872

Raste Aktive                             232

Humbje jete                           33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           148

Durrës           27

Krujë             17

Shkodër         10

Kamëz            10

Mat                8

Lushnje           6

Berat              2

Fier                 2

Korçë             1

Librazhd          1

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash