Sërish numri i lartë, 23 raste me COVID, zgjerohet harta me Librazhdin! Një pacient rëndë te Infektivi, 6 të shëruar

TIRANE-Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 229 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 23 raste pozitive (po aq sa dje), 16 raste janë identifikuar në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnje, 1 në Durrës, 1 në Krujë dhe 1 rast në Librazhd.

Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 19 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik.

Në 24 orët e fundit janë testuar 21 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitivë 2 raste.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 26 pacientë, nga të cilët 4 janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar në gjendje të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 857 numrin e qytetarëve që e kanë fituar betejën.

Sipas ISHP-së, nga fillimi i epidemisë janë kryer rreth 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. "Që nga fillimi i epidemisë janë 1122 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë".

Po ashtu, ISHP-ja theklson se "vijojnë testimet serologjike tek personeli shëndetësor. Deri tani janë mbi 1450 të testuar me një përqindje të përgjithshme pozitiviteti rreth 9%".

"Në këtë situatë mbetet shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët zbatimi i masave të rekomanduara. Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë qytetarët të tregohen të kujdesshëm.

Ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit dhe lani duart sa më shpesh. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz.

Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40" mbyllet apeli i ministrisë së Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (30 Maj 2020)
Testime totale                         15950
Testime molekulare                14498
Testime serologjike                 1452
Raste pozitive                          1122
Raste të shëruara                    857
Raste Aktive                             232
Humbje jete                              33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë           137
Durrës           39
Krujë             16
Shkodër         11
Kamëz            9
Mat                8
Lushnje           6
Berat              2

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:19
E prekur edhe me COVID, ndërron jetë e moshuara, mjekët: Vdiq nga sëmundjet e tjera, jo koronavirusi

Report Tv mëson se një 82-vjeçare ndërroi jetë dy ditë më parë te Sanatoriumi.

Pacientja prej vitesh vuante nga mushkëritë, ndërsa kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese dhe prej disa ditësh ishte shtruar te Sanatoriumi, ku ndërroi jetë, ndërsa rezultoi se ishte prekur edhe me COVID.

Por sipas mjekëve vdekja ka ardhur prej sëmundjeve që ka pasur e që vuante prej vitesh, jo prej koronavirusit.

Ora 09:42
Rriten rastet në Mat, shkon në 8 numri i të prekurve me COVID, u infektuan nga QSUT

Ka shkuar në 8 numri i të infektuarve me Covid-19 në Mat. Nga 5 kampionët për analiza të marra një ditë më parë 2 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Burime pranë NJVKSH thanë se dy rastet e reja janë brenda njërës prej familjeve të cilat dolën me Covid-19 një ditë më parë. Por si lindi vatra në Mat? Një prej anëtarëve të familjes ishte i shtruar në QSUT dhe u infektua nga një infermiere.

Të gjitha rastet janë të izoluara dhe monitorohen nga mjekët e familjes pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Mat. Një ditë më parë Bashkia e Matit ka bërë edhe dezinfektimin e banesave të familjeve të rezultuara të infektuara në fshatin Urakë të Njësisë Administrative Rukaj.

Ora 07:31
Zgjerohet harta, rasti i parë me COVID në Librazhd

Shënohet rasti i parë me COVID në Librazhd. I infektuari është një shitës në treg.

Burime për Report Tv pohojnë se i prekuri nisur nga simptomat që ka pasur i ka telefonuar vetë 127.

Pacienti kishte shkuar te Sanatoriumi, tamponi i parë rezultoi negativ, ndërsa i është bërë sërish ku doli pozitiv dhe u dërgua te Infektivi.

Librazhdi është zonë e gjelbër dhe deri tani nuk ishte shënuar asnjë rast me COVID. Pritet që hetimi epidemiologjik të zbulojë ku është infektuar shitësi.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 30/05/2020 15:11

    Po nese eshte e vertete edhe tregtar urime pra kthim pas ne kohe shtet rrethim mire se vjen prap... Por tamponet a Jan efikase Apo te skaduar edhe Jo efikas!? Kur e moren doktore e infermiere o popull pergatituni per dicka me galopante edhe mbani vigjilencen ne max edhe perdorni rregullat qe duhen distancimin social se asnje se ka idene cfare eshte edhe me se luftohet Beni shum kujdes o popull se eshte loje grupi kjo nuk eshte individuale eshte zinxhir... Kujdes Beni shum kujdes

    Përgjigju
  • Ridvani: 30/05/2020 14:29

    Po ca shteti jeni ju. Berati para nje jave pati rasten e pare, qe do te thote se duhen te pakten dy jave qe te kishte raste te sheruar. Kurse ju per nje jave i sheruat te gjithe.Mashtrimi juaj nuk njeh kodi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror