Ish-deputeti demokrat: Ministria e Shëndetësisë po fsheh numrin e mjekëve të infektuar me COVID

Ish-deputeti demokrat: Ministria e Shëndetësisë po fsheh numrin e mjekëve të infektuar me COVID

Sot ministria e Shëndetësisë njoftoi se ishin vetëm 2 mjekët e infektuar me COVID në 24 orët e fundit, por PD-ja akuzon se shifrat po fshihen.

Ish-deputeti Bardh Spahia thotë se QSUT-ja dhe Qendra Shëndetësore nr.9 janë kthyer në vatra infeksioni. Spahia shprehet se në qendrën Qendra Shëndetësore nr.9 nga testimet e pjesshme kanë rezultuar pozitivë 4 anëtarë të personelit mjekësor, ndërsa ministria raporton vetëm 2 në total.

"Ogerta, si nuk te “tmerron“ qe po fsheh numrin e te infektuarve te personelit shendetesor? E pabesueshme se si mund të gënjehet kaq paturpësisht, duke fshehur shifrën reale të të infektuarve në personelin shëndetësor! Sot ministria e shëndetësisë tha se nga 35 anëtarë të personelit shëndetësor të testuar, vetëm 2 kanë rezultuar pozitivë. Kjo është një gënjeshtër skandaloze dhe e paturpshme! Vetëm në qendrën shëndetësore nr 9, vatra e re e infeksionit Covid-, kanë rezultuar pozitivë

4 anëtarë të personelit, 2 mjekë, një infermiere dhe personi në recepsion. Dhe testet në këtë qendër u bënë, vetëm pasi u denoncua se pas identifikimit të 2 të infektuarve të parë, personelit nuk u ishin bërë tamponët. Testet janë bërë dje por vetëm disa anëtarëve të personelit që paraqisnin simptoma dhe disa familjarëve të tyre, por jo të gjithë personelit të Qendrës. Nga testimet e pjesshme kanë rezultuar pozitivë 4 anëtarë të personelit mjekësor, ndërsa ministria raporton vetëm 2 në total.

Si mund të talleni në këtë mënyrë si me personelin shëndetësor ashtu edhe me qytetarët, të cilëve u keni detyrimin e transparencës?

Si nuk të vjen zor zonja ministre e shëndetësisë, që manipuloni kaq trashë shifra, që janë të verifikueshme nga vetë të interesuarit?

Si nuk “tmerrohesh“ që luan kaq paturpësisht me shëndetin e njerëzve?

Si nuk “tmerrohesh“ që edhe pse ke të paktën 6 të infektuar në Qendrën Shëndetësore nr.9, bën testim të pjesshëm e jo të plotë, në këtë vatër të re infeksioni?

Pse po ndihmon në përhapjen e virusit mes mjekëve e pacientëve, duke mos zbatuar protokollet anti Covid, e duke fshehur shifrat pastaj?

Si ka mundësi që nuk të “tmerron“ fakti se QSUT dhe Qendra Shëndetësore nr.9 janë kthyer në vatra infeksioni, sic u “tmerrove“ dje nga qytetarët që u mblodhën spontanisht rreth kreut të opozitës në Durrës?

A nuk është përgjegjësia jote direkte, siguria e personelit shëndetësor, por edhe e pacientëve që i drejtohen strukturave shëndetësore publike?

A nuk je ti zonja ministre e shëndetësisë, që ke vendosur rregullat e propozuar ndëshkimet në Kodin Penal për mosrespektim të masave të sigurisë, si dhe për ata që bëhen burim infeksioni me apo pa dashje?

Si nuk “tmerrohesh“ që po i shkel vetë këto rregulla e falsifikon shifra, ndërsa për sigurinë shëndetësore të shqiptarëve paguhesh me taksat e tyre, e jo me lekët e Edi Ramës apo të PS?

Pa dyshim zonja ministre, do hysh në historinë e shëndetësisë shqiptare, si njollë e zezë e modelit, që jo thjesht nuk dinte, por as nuk donte të vendoste të parën sigurinë shëndetësore të shqiptarëve, edhe pse paguhej nga taksat e tyre" akuzon Spahia.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash