Për tu kujdesur ndaj kafshëvë në Shqipëri kanë ardhur disa vetërinerë, për të ndihmuar në vaksinimin e në një qendër ku mblidhen qentë e rrugës. Qendra e kafshëve Protect Me, një qëndër e cila prej vitesh është kthyer në një pikë ku mblidhen dhe vaksionohen qentë e rrugës. Organizata amerikane World Vets ka vënë në dispozicion 15 veterinarë, të mbështetur dhe nga disa veterinerë shqiptarë për sterilizimin e këtyre kafshëve dhe vaksinimin e tyre vaksinimin e tyre.
Prej dy ditësh në këtë qëndër janë sterilizuar rreth 150 kafshtë kryesisht qenë dhe mace të rrugës, dhe kjo synon për shëndetin e kafshëve të rrugës dhe jo vetëm , por njëkohësisht dhe për shëndetin e qytetarëve.Mjekja veterinere amerikane përfaqësese e shoqatës World Vets, Wini Nansec është shprehur se është dita e tretë që po punohet në këtë qëndër për sterilizimin dhe vaksinimin e këtyre kafshëve të pa mbrojtura.
Është një projekt pilot me veterinere amerikanë. Qëllimi i kësaj fushate është të sensibilizohet shoqëria për tju ofuar një mjedis të shëndetshëm. Po grumbullohen veterinerë edhe nga Vlora dhe qytetë të tjera.
Liljana Breshani, administratorja e qendrës së kafshëve Protect Me
Ndërkohë administratorja e qendrës Protect Me Liljana Breshani ka vënë theksin se kjo fushatë është jo vetëm në të mirë të kafshëve por njëkohësisht dhe për shëndetin publik, ku bëhet trajtimi i këtyre kafshëve, jo vetëm qentë e rrugës por dhe ata që kanë pronarë. Ndërkohë që u bëhet apel dhe qytetarve dhe banorve që ti bashkohen kësaj fushate për të sjellë qentë e pa mbrojtur.