Lufta kundër COVID-19, Seuli ofron teste falas për kafshët shtëpiake

Lufta kundër COVID-19, Seuli ofron teste falas për kafshët shtëpiake

Në përpjekje për të vënë nën kontroll pandeminë e shkaktuar nga COVID-19, një lajm i habitshëm vjen nga Seuli, ku deklarohet se vendi do t'u japë qenve dhe maceve shtëpiake teste falas për koronavirus nëse ato bien në kontakt me njerëz të infektuar dhe shfaqin simptoma.

Zyrtari i Seulit Park Yoo-mi tha në një konferencë se kafshët shtëpiake të infektuara me  COVID-19 duhet të karantinohen në shtëpitë e tyre ose në një strukturë të drejtuar nga qyteti për 14 ditë.

Qeveria qendrore javën e kaluar bëri publike ​​udhëzimet për testet e virusit në kafshët shtëpiake, pasi një mace në qytetin juglindor të Jinju u bë kafsha e parë e vendit e konfirmuar me COVID-19. Macja i përket një nëne dhe vajze që ishin në mesin e dhjetëra pacientëve të konfirmuar me COVID-19.

Zyrtarët janë të gatshëm të kryejnë teste falas të kafshëve shtëpiake duke filluar nga dita e sotme.

Megjithatë nuk ka ende asnjë provë nëse zyrtarët e Seulit deklarojnë se nuk ka ende asnjë provë që kafshët transmetojnë virusin tek njerëzit. Ata thonë se autoritetet do të testojnë kafshët shtëpiake, jo të gjitha kafshët, sepse ato janë në kontakt të ngushtë me njerëzit.

Qeveritë e tjera lokale planifikojnë të fillojnë teste të ngjashme për kafshët shtëpiake në përputhje me udhëzimet e qeverisë qendrore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?