Vrasja e 15 vjeçarit Alexis Grigoropoulos në qendër të Athinës më 6 dhjetor të vitit 2008 jo vetëm ndezi revoltën e madhe të rinisë, por edhe sot e kësaj dite e ka kthyer 6 dhjetorin në një ditë përkujtimore kundër arbitraritetit të policisë.
Sot shumë grekë vizituan vendin e krimit dhe vendosën lule, ndërsa mijëra të tjerë kanë zhvilluar marshime në Athinë dhe Selanik në kujtim të 15-vjeçarit që u vra teksa po kthehej nga një festë dhe u përfshi në sherr verbal me dy policë. Njëri nga policët e qëlloi me armë të pafajshmin Grigoropoulos.
Demonstruesit fillimisht u mblodhën sot në sheshin e Kamarës dhe më pas nisën marshimin nëpër rrugët kryesore të qytetit. Marshimi u shoqërua nga forca të forta të MAT-it, ndërsa Policia Rrugore gjithashtu ka qenë në gatishmëri për të ndihmuar edhe në qarkullimin e mjeteve.
Në Athinë, një grup personash dogjën kazanët e mbeturinave në rrugën Benaki dhe thyen xhamat e dy dyqaneve në Exarchia, ndërsa më herët u vunë flakën edhe kazanëve në lartësinë e Hipokratit.
Më pas një grup anarkistësh u shkëputën nga marshimi dhe sulmuan me gurë dhe kokteje molotovi forcat e policisë që ndodheshin pranë demonstruesve. Forcat e policisë u kundërpërgjigjën duke hedhur gaz lotsjellës.
Popull qe ngrihet dhe i shkon lodren shtetit jo si rraca jone qe jemi kot pa lidhje nuk jemi ngritur asnjehere pa vajtur mbas politikaneve
Përgjigju