Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë një urim me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Basha në atë kohë ka qenë ministër i Punëve të Jashtme dhe e konsideron një nder të veçantë që shërbeu në një moment të tillë.
Postimi i Bashës:
15 vite më parë Shqipëria u bë anëtare e NATO-s, një arritje që bëri krenar çdo shqiptar. Për mua ka qenë nder i veçantë të shërbeja si ministër i punëve të jashtme në këtë moment historik. Sot dua të ndaj me ju një pjesë të mesazhit tim në ceremoninë e nënshkrimit të protokolleve të anëtarsimit në Këshillin e Atlantikut të Veriut, para përfaqësuesve të të gjitha vendeve anëtare të NATO-s:
"Rrallëherë, një komb që luftonte për lirinë e tij, ka rrugëtuar kaq i vetmuar në horizontet e historisë, për kaq gjatë. Izolimi, i imponuar apo i vetë shkaktuar, shënjoi historinë e kombit tim. Është saga e një udhëtimi të pashoq drejt ëndrrës europiane. Luftuam shumë dhe vuajtëm shumë. Por e ardhmja lind përmes sakrificës.
Në muzg të luftës tonë për liri ne farkëtuam aspiratën tonë kombëtare për të rrugëtuar sërish krah për krah me popujt e lirë të familjes euro-atlantike. Ndaj sot me nënshkrimin e protokolleve të anëtarësimit, shqiptarët festojnë domethënien e këtij momenti jetik në historinë tonë kombëtare. Kurrë më nuk do të jemi të vetmuar në kauzën e mbrojtes së lirive tona.
Ne do të rrugëtojmë dhe ngrihemi së bashku me ju, kurrë më të ndarë nga tirania apo shtypja por të njësuar rreth vlerave të përbashkëta të dashurisë për lirinë, respektit për dinjitetin njerëzor dhe shanseve të barabarta para ligjit. Këto vlera të paçmueshme, këto të vërteta të padiskutueshme përbëjnë kollonat e identitetit tonë të përbashkët, janë çfarë na bashkon e na bën më të fortë, janë vetë arsyet për të cilat luftojmë dhe vendosim në altarin e sakrificës sublime jetët e bijve dhe bijave tona në uniformë, sa herë këto vlera kërcënohen."
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
29.5%
-
Jo
64.8%
-
Jam i/e dyzuar
5.7%
Vota total: 88
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenti Begaj uron Ditën e Verës: Festë që ka mbijetuar përtej shekujve, sjelltë gëzim e optimizëm në çdo familje!
14 Mars, 08:53
-
Ministria e Jashtme e Shqipërisë dënon sulmin me raketë të Iranit drejt Turqisë: Republika Islamike po përshkallëzon konfliktin, qëndrojmë krah aleatit të çmuar
13 Mars, 15:41
-
Shqipëria premton mbështetje më të fortë për shqiptarët e Luginës së Preshevës, Begaj: Do të jemi një zë i fuqishëm në mbrojtjen tuaj
12 Mars, 14:54
-
U kritikua nga demokratë e socialistë, Bajram Begaj dekreton emërimin e 26-vjeçares Jeta Kreka si ambasadore në Katar, Bardhyl Kollçaku në NATO
12 Mars, 11:49
-
PS nuk dorëzon Ballukun, Berisha: Po asgjësojnë pushtetin gjyqësor, shqiptarët rrezikojnë integrimin në BE
11 Mars, 14:10
-
Ekskluzive/ Presidenca ‘lëviz’ për pasojat e luftës në Iran! Begaj krerëve të institucioneve: Forconi masat e sigurisë, prioritet jeta e çdo shqiptari
10 Mars, 13:48
-
NATO rrëzon një raketë balistike iraniane mbi Turqi, mbetjet bien pranë Gaziantep
9 Mars, 13:13
-
Dita Ndërkombëtare e Grave, Begaj: Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave shqiptare, ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit
8 Mars, 08:57
-
8 Marsi - Dita Ndërkombëtare e Gruas/ Uron politika! Rama: Sot kemi më shumë gra që udhëheqin! Begaj: Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit
8 Mars, 08:01
-
Protestat e Berishës, Ngjela për Report Tv: Lodhet kot me 600 vetë, ‘non grata’ s’bëhet dot kryeministër! Avokati ‘paralajmëron’ Iranin: Matu mirë me Shqipërinë
6 Mars, 14:08
-
Gjenerali Prenga për Report TV: Rreziku iranian për Shqipërinë fare minimal, çdo raketë e nisur nga Irani do të goditej nga NATO
5 Mars, 16:33
-
Kërcënimet nga Irani/ Mblidhet sot Këshilli i Atlantikut të Veriut! Si do të reagojë NATO për të mbrojtur aleatët
5 Mars, 14:32