15 vjet më parë qyteti i gurtë hyri në regjistrin e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Në 2005 Gjirokastra u shpall "Pasuri e trashëgimisë kulturore botërore" në rrezik dhe sot qyteti ëhstë i restauruar, por i 'heshtur' për shkak të pandemisë, ku vizitorët janë të pakët në rrugët e saj me kalldrëm.
Për kryebashkiakun e Gjirokastrës, i cili është njëherësh edhe mjek, zemra nuk është vetëm për t'u kuruar por edhe për mbajtur pasuritë e shpirtit.
“Gjirokastra pret shumë nga ne. Si mjek mendja më shkonte tek stetoskopi. Stetoskopi im për Gjirokastrën është zemra ime. E zemra ime më shkon për Gjirokastrën. Sa të kemi jetë do të na rrahë për të punuar për këtë pasuri”, u shpreh kryebashkiaku Flamur Golemi.
Gjirokastra nuk shquhet vetëm për trashëgiminë kulturore por edhe kulinarinë. Tradita e shijes iu ofrua edhe vizitorëve ndonëse të pakët për shkak të situatës së koronavirusit.
“Është hera e dytë që marr pjesë. Ka pasur më shumë turistë. Po i përshtatemi situatës. Situata e qetë. Unë jam prodhues i mjaltit dhe bukës me mjaltë. I bëjmë në mënyrë artizanale. Kam 15 vjet që merrem vetë. E kemi traditë që nga 75-sa. Promovim kam pasur goxha. Unë i shes me klientë por edhe nëpërmjet internetit”, tregoi një prodhues mjalti .
“Kam shumë kohë që marr pjesë në panaire. Panairet janë të domosdoshme. Situatë e vakët”, u shpreh një tjetër.
“Merremi me gatime të zonave. Pandemia na mbylli shumë. Na bllokoi aktivitetin,. Ne përçojmë traditën në të gjithë Shqipërinë, por sivjet jo”, tregoi një tjetër.
Një përshëndetje virtuale i erdhi qytetit të gurtë edhe nga kryeministri Edi Rama. Për të Gjirokastra po rilind dita ditës duke u shndërruar në një destinacion të rëndësishëm turistik.
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
71.7%
-
Jo
24.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1783
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pas raportit të UNESCO, Partia e Lirisë: Arsimi, emergjencë kombëtare
7 Janar, 14:41
-
”Bild” jehonë Shqipërisë, në krye të destinacioneve për vitin 2025
7 Janar, 10:44
-
Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Gjirokastër 13- vjeçari i vetëm në garë
6 Janar, 08:33
-
Zjarr te Mitropolia Ortodokse në Gjirokastër, flakët e shkaktuara nga qirinjtë e besimtarëve djegin vendin e lutjeve (VIDEO)
5 Janar, 11:55
-
Gjirokastër/ Zjarri përfshin banesën në lagjen 'Palorto', shkak dyshohen skorjet e oxhakut të papastruar prej vitesh
4 Janar, 20:51
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
I riu përplas me makinë këmbësorin 81-vjeçar në aksin Këlcyrë-Përmet, aksidenti shkakton trafik të rënduar (EMRAT)
2 Janar, 14:34
-
Gjirokastër/ Lazaratasi i dehur përplas makinën e policit jashtë shërbimit, arrestohet 34-vjeçari pas aksidentit
2 Janar, 11:33
-
Mirësevjen 2025! Në Tiranë, spektakël fishekzjarresh e koncert në shesh! Atmosferë festive në çdo qytet! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar!
31 Dhjetor 2024, 10:58
-
Dhunohen 30 varre në fshatin Kutal të Përmetit! Banorët njoftojnë policinë, kërkojnë ndëshkimin e autorëve
30 Dhjetor 2024, 15:36
-
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Shoferi humb kontrollin e makinës, përfundon në lumin Drino
30 Dhjetor 2024, 12:15
-
Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri, ministri Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi në kufi! Proda-vartësve: S'dua pengesa artificiale!
29 Dhjetor 2024, 12:12
Mungesen e turisteve e ndjen Roma jo me gjirokastra qe per 3 ore ke pare gj.ithçka
Përgjigju