1500 të helmuar në Deçan, analiza mikrobiologjike rikonfirmon se uji nuk ka lidhje me epideminë e shfaqur

1500 të helmuar në Deçan, analiza mikrobiologjike rikonfirmon se uji nuk ka lidhje me epideminë e shfaqur

Foto nga qytetarët e helmuar në Spital

KOSOVË- Hetimet për helmimin e 1500 personave në Deçan dhe supozimet se ato mund të jenë shkaktuar nga uji, në bazë të analizave mikrobiologjike kanë rezultuar negative.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në bazë të ekzaminimeve dhe rezultateve paraprake, uji nuk ka asnjë lidhje me epideminë në Deçan.

Lidhur me situatën, ka reaguar edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani i cili u shpreh që në fillim se rastet në Deçan nuk japin një pistë se helmimi ka ardhur nga uji.

Duke folur për mediat vendase, ai theksoi se kjo nuk do të thotë se infeksioni nuk është nga uji por se analiza të tjera do të vazhdojnë të bëhen për të gjetur shkakun.

“Rezultatet laboratorike që kanë dalë sot flasin për momentin se nuk kemi asnjë pistë të helmimit hidrik. Por, kjo nuk do të thotë se nuk ka infeksione hidrike. Por, kjo do të dal pas analizave permanente si të ujit ashtu edhe të analizave të pacientëve. Do të informohemi me kohë”, ka thënë ai.

Duke folur për mediat në Kosovë, Infeksionisti në Spitalin e Pejës Halil Komoni thotë se nuk ka vend për panik me situatën e helmimeve në Deçan.

“Gjërat fillestare flasin për një fatkeqësie elementare natyrore. Bëhet fjalë për një epidemi hidrike, sipas të gjitha gjasave, mirëpo nuk ka hapësirë për panik, por ka hapësirë për ndihmë dhe solidaritet”, tha Komoni.

Kujtojmë se ditën e djeshme kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka shpallur gjendjen emergjente.

Deri më tani janë paraqitur në spital 1500 persona me simptoma të helmimit, ndërsa në një lidhje telefonike për Report Tv drejtori i qendrës së mjekësisë familjare, Selmon Berisha theksoi se 2 vdekjet e ditëve të fundit nuk kanë lidhje me epideminë e shfaqur.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani