155.000 vizitorë për 4 ditë/ Cila është qendra e preferuar e shqiptarëve për festa?

155.000 vizitorë për 4 ditë/ Cila është qendra e preferuar e shqiptarëve për festa?

Vizitoret ne QTU

Me rastin e festave të fund-vitit, njerëzit janë më të gëzuar, më të mirë, më bamirës dhe zemërgjerë. Atmosfera festive, dritat shumëngjyrëshe, dhe dekori që zbukuron qytetet dhe shtëpitë e tyre, ua ngroh njerëzve edhe shpirtin.

Për këtë arsye, ata dëshirojnë të bëjnë dhurata, t’i bëjnë të tjerët të ndihen të lumtur, si dhe ta mbyllin mbarë vitin që po lëmë pas, për ta nisur edhe më mirë dhe me energji të reja vitin e ri.

Për këtë arsye blerësit u drejtohen gjithnjë e më shpesh, në ato dyqane ku janë të sigurt se do të gjejnë atë që kërkojnë, konkretisht nëQendrat Tregtare.

Sikurse shihet edhe nga fotot,fluksi në fundjavë në QTU, qe është qendra e parë tregtare e shqiptareve ka qenë i jashtëzakonshëm. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për TEG, që është absolutisht qendra më e vizituar në Shqipëri.

Vërtet në QTU ka qenë festa e inaugurimit, por fundjava ka tërhequr pa masë vizitorë sepse qendra ofron argëtim veç te tjerash për të kaluar sa më ngrohtë këto ditë të ftohta dhjetori. Vetëm në 4 ditët e fundit, QTU-në e kanë vizituar plot 155.000 njerëz. Kulmi u arrit ditën e dielë, kur në qendër u dhurua njëVolkswagen Polo e 2018, e cila u fituame llotari nga një qytetare. Si në aksin ndër-urban Tiranë-Durrës që të çon në QTU, ashtu edhe në segmentin që të çon për te Tirana East Gate (TEG), radha e automjeteve dhe dyndja e qytetarëve ka qenë e lartë.

Përgjatë gjithë pjesës së mbetur të muajit, deri më 31 Dhjetor 2018, qendrat do të ofrojnë gjithçka që është e nevojshme për Krishtlindje dhe për natën e Vitit të Ri, ku çmimet ekonomike, dhuratat dhe aktivitetet e shumta argëtuese në të gjitha dyqanet dhe mjediset e tyre nuk do të mungojnë.

Trendet e konsumatorëve në këtë periudhë të vitit, janë kryesisht produkte ushqimore që do të shërbejnë për përgatitjen e drekave dhe darkavefestive, produktet elektro-shtëpiake, veshjet festive, që nga këpucët, e deri tek aksesorët, fustanet e pellushat. Njerëzit duan që Viti i Ri t’i gjejë sa më mirë, me bollëk dhe begati, ndaj dhe ata u drejtohen dy qendrave tregtare ku mund të gjejnë gjithçka që i përshtatët më mirë, kërkesave dhe nevojave të tyre.

E ardhur si një dhuratë me rastin e festave, e stolisur dhe e tejmbushur me një larmi zgjedhjesh të ndryshme për konsumatorët, që nga familjarët, çiftet e reja, por edhe më të vegjëlit, pas një programi restaurimi me vlerë 15 milionë euro dhe një pune intensive prej 12 muajsh, si dhe një dizajn të ri interior, markate reja qwi janw shtuar QTU janë NewYorker, Alcott, Atrativo, Burger King, Mango Man, Taff, Buzz, Bershka, Stradivarius, Cineplexxetj.QTU vjen tashmë e shtuar me një kat, me plot 47.000 metra katrorë sipërfaqe totale ndërtimi.

QTU ka zbuluar këndin më të madh të lojrave për fëmijë në Ballkan, një eksperiencë e mrekullueshme për të gjithë vogëlushët, e cila do t’ua zbukurojë atyre festat, pasi bëhet fjalë për një kënd me hapësira të brendshme dhe të jashtme, një mbretëri më vete ndodhish, shoqëruar nga personazhi i posaçëm Benni Bones, që do ti shoqërojë gjatë gjithë kohës fëmijët. 

Ndërkohë edhe në TEG, destinacioni i preferuar i të gjithë shqiptarëve për të bërë shopping ka pritur me qindra mijëra klientë njënjëatmosferëtë festave që e ka bërë qendrën gjithëpërfshirëse dhe mjaft mikpritëse, për këdo që kërkon të gjejë gjithçka që i duhet për shtëpinë, apo për t’u dhuruar, të afërmve, apo njeriut të zemrës.

TEG dhe QTU janë nën menaxhimin e Acrem, pjesë e Grupit Balfin, që është grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur edhe për investimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green CoastResort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve Neptun, Jumbo, SPAR, etj.

Për më shumë informacione rreth programit të eventeve informohu ne www.qtu.al dhe www.teg.al.

Trafiku ne afersi te QTU

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)