Rikthehet ‘Sirena e vogël’, versioni i ri ‘live-action’ i filmit të animuar shumë të dashur! Që sot në kinematë Cineplexx në TEG dhe QTU, të dielën ‘Dita e Familjes’

Rikthehet ‘Sirena e vogël’, versioni i ri ‘live-action’ i filmit të animuar shumë të dashur! Që sot në kinematë Cineplexx në TEG dhe QTU, të dielën ‘Dita e Familjes’

Cover, 'Sirena e Vogël'

Një prej filmave më të dashur të animuar, jo vetëm për të vegjlit, "The Little Mermaid" është rikthyer pas 34 vitesh nga Disney në versionin Live-Action. Vjen në mënyrën moderne historia shumë e dhe e njohur për fëmijët "Sirena E Vogël" dhe një adaptim i filmit të animuar nga 1989. Filmi ka filluar të shfaqet nga sot në kinematë Cineplexx në TEG dhe QTU në Tiranë. 

Ndërkohë që surpriza e këndshme është se për lanccimin e filmit, Cineplexx organizon eventin "Dita e Familjes" të dielën më 28 maj, nga ora 12:00 deri në 15:00 ku do të ketë shume lojëra, aktivitete dhe dhurata për fëmijët. Eventi do të organizohet në të dy kinematë Cineplexx TEG dhe Cineplexx QTU në Tiranë.

Sa i përket super prodhimit që po pritet shumë mirë nga të dashuruarit pas filmave duhet thënë se në filmin e ri, ndryshe nga versioni i animuar, Ariel e shpreh më shumë dëshirën e saj për të parë botën lart dhe për të takuar njerëzit dhe fokusi nuk është më vetëm tek romanca mes saj dhe princit Erik. Princi Erik, megjithëse njeri, ka me shumë skena në ujë sesa Ariel është një tjetër fakt shumë interesant për filmin.

Pjesa më e madhe e skenave nga sirenat është filmuar para një ekrani blu, ku aktorët kanë qenë të "lidhur" në ajër për të imituar notin nën ujë.

Ndërkohë që kasti i aktorëve është shumë i njohur. Halle Bailey, aktorja që luan Sirenën Ariel, fitoi famën e saj në duetin muzikor Chloe x Halle, me motrën e saj Chloe Bailey. Ajo ishte e para në audicionin për rolin e Ariel ku ajo zgjodhi të këndonte "Part Of Your World" dhe megjithëse regjisori Rob Marshall takoi dhe shumë vajza të tjera, ai ishte i bindur se Halle ishte e përkryer për këtë rol. Jonah Hauer-King, aktori që luan Erik është vlerësuar shumë nga fansat për ngjashmërinë të tij me princin e animuar.

Melissa McCarthy, e njohur kryesisht për filmat komedi, vjen këtë herë në rolin e shtrigës së detit Ursula. Këngëtarja Lizzo gjithashtu morri pjesë në audicione për rolin e Ursulës. Kur Melissa McCarthy zbuloi se Lizzo ishte gjithashtu pjese e audicioneve u surprizua që ishte zgjedhur për rolin në vend të këngëtares.

E mbani mend peshkun Flander dhe gaforren Sebastian? Ata gjithashtu rikthehen në versionin e ri të "The Little Mermaid" nga Disney.

Për të parë oraret si dhe për të blerë biletat online shkarkoni aplikacionin Cineplexx AL, KËTU https://www.cineplexx.al/Content.Node/al/events/_items/sonderevents/Blini_biletat_online.sq.php

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Drejtoria e Tatimeve: Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve

Drejtoria e Tatimeve: Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve