16.4 mln lekë për projekte të turizmit
Ekonomi: Për herë të parë në vend

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi nënshkroi kontratat me pesë përfaqësuesit e projekteve fituese që konkurruan për mbështetje financiare të projekteve në turizëm. Shuma që këto projekte kanë përfituar është 16.433.715 lekë.
 
Përpara nënshkrimit ministrja Ekonomi  theksoi se një mbështetje e tillë ndodh për herë të parë në vendin tonë ndaj, bashkëpunimi midis iniciativës private dhe Qeverisë Shqiptare ka nevojë për mbështetje dhe përmirësim.

Faleminderit shumë që keni ardhur. Sot është një ditë e veçantë, sepse duam të promovojmë dhënien e disa granteve për disa sipërmarrje në sektorin e turizmit.
 
Dua t’ju bëj me dije se Qeveria Shqiptare është e angazhuar për të promovuar mbështetjen e sipërmarrjes turistike dhe për këtë arsye, në prill të këtij viti, u miratua nga Këshilli i Ministrave vendimi që përcaktonte kriteret dhe afatet e  kërkesave për mbështetje financiare të projekteve në turizëm.
 
Kjo mbështetje e qeverisë u bë nëpërmjet një thirrjeje të hapur, ku u paraqitën  15 projekt ide, të cilat u vlerësuan me kujdes dhe sot kemi fitues 5 iniciativa.
 
Dëshiroj të falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë iniciativë. Ata që nuk janë fitues janë të mirëpritur të vijnë në ditët dhe muajt në vazhdim, sa herë që ne të hapim garat, sepse aplikimet e tyre ishin me të vërtetë inovative dhe pozitive, megjithatë është e nevojshme përmirësimi i mëtejshëm i paraqitjes së projekt ideve dhe sidomos i outpteve/ të idesë.

Kjo lloj mbështetje ndodh për herë të parë në vendin tonë ndaj, bashkëpunimi midis iniciativës private dhe Qeverisë Shqiptare ka nevojë për mbështetje dhe përmirësim. Shuma që këto projekte përfitojnë sot është 16.433.715 lekë",
ka thënë Ekonomi.
 
Ja cilat janë 5 projektet fituese
1-)Projekti "Platforma all in one booking online ‘Visit Albania Noë’"
Aplikanti: Skikuli Dot Com
Statusi Ligjor: Person Fizik
Fondi i përfituar: 2.330.000 lek
Përmbajtja e projektit: “Visit Albania Now” është një Website që i ofron turistëve të huaj, mundësinë e prenotimeve të shërbimeve të ofruara nga biznese shqiptarë në fushën e turizmit. Nëpërmjet këtij Website vizitorët do të kenë mundësi që të rezervojnë/prenotojnë dhoma hotelesh/hostelesh, camping, makina dhe biçikleta me qira etj.
Në këtë mënyrë operatorët turistik kanë mundësinë që të rrisin të ardhurat e tyre.
 
2-) Projekti “Korça me biçikletë”
Aplikanti:  Prefekti i Qarkut Korçë
Statusi Ligjor: P.J /Institucion Publik
Fondi i përfituar:1.962.302 lek
Përmbajtja e projektit: “Korça me Biçiklete” ka si qëllim promovimin e turizmit në Bashkinë Korçë nëpërmjet pedalimit. 
Ky projekt  synon nxitjen e turizmit nëpërmjet eksplorimit të natyrës të mrekullueshme të rajonit, vlerave të trashëgimisë kulturore si dhe nxitjen e grup moshave të ndryshme të përdorin biçikletën.
Broshura pedaluese “Korça me biçikletë” do të përmbajë 19 itinerare me një total prej 864 kilometra në formën e një guide.
 
3-) Projekti "Rritja e Konkurueshmërisë së Turizmit Rajonal nëpërmjet rritjes së kapaciteteve njerëzore të bizneseve turistike"
Aplikanti:  BiznesAlbania
Statusi Ligjor: OJF
Fondi i përfituar:7.602.300 lek
Përmbajtja e projektit: Është formimi intensiv i personelit të 10 hoteleve turistike  dhe 10 restoranteve në Pogradec si dhe 15 hoteleve dhe 10 restoranteve në Durrës për shërbime cilësore turistike, që çojnë në përmirësimin e tipareve të produktit turistik ofruar dhe rritjen e konkurueshmërisë së ofertës turistike në këto rajone.
 
4-) Projekti "Korridori Ali Pashe Tepelena"    
Aplikanti :ART KONTAKT
Statusi Ligjor: OJF
Fondi i përfituar: 2,050,000 lek
Përmbajtja e projektit: Ka si qëllim të krijojë kushtet për krijimin e korridorit/itinerarit kulturor turistik të Ali Pashë Tepelenës, bazuar në rrjetin e kalave, urave dhe  dhjetëra vendbanime objekte etj, të ndërtuara gjatë sundimit të Ali Pashës.
Projekti parashikon studimin e fizibilitetit të këtij turizmi tematik, krijimin e brand-it të Korridorit Ali Pashë Tepelena.
Hartimin e një linje produktesh tipike lokale, shërbimesh turistike, hartimin e një plani komunikimi dhe promovimi Brenda dhe jashtë kufinjve.
 
5-) Projekti "Projekt ide për promovimin e Shqipërisë si destinacion Turistik ne Itali"
Aplikanti: Elona Pinguli
Statusi Ligjor: Person Fizik
Fondi i përfituar:2,489,112 lek
Përmbajtja e projektit: Është të promovojë Shqipërinë si destinacion turistik në tregun Italian dhe të krijojë një treg të strukturuar turistik mes Italisë dhe Shqipërisë.
Të promovojë Shqipërinë në mënyrë profesionale operatorëve turistik Italian që kanë target turizmin Ballkanik. Të promovojë Shqipërinë si destinacion turistik që ofron shumë opurtuinitete me kosto të ulët dhe sadisfaksion të lartë për turistin Italian.

projektet fituese

projektet fituese

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi