16 bashki nuk kanë më para dhe për pasojë u janë shtuar borxhet. Të dhënat Ministrisë së Financave flasin për rënie në të ardhurat e pushtetit vendor me 4.9%, si pasojë e tërmetit dhe e pandemisë.
Ndërkohë në një raport të shoqatës së bashkive janë 22 prej tyre ndodhen në gjendje më të vështirë financiare, por më kritike është situata në bashkinë e Kavajës e cila rrezikon falimentimin. Kjo e fundit 85.2% të shpenzimeve të miratuara i ka borxhe. Në vitin 2020 borxhet e Kavajës arrinin në 727.8 mln, duke përbërë më shumë se 10% të borxhit total vendor.
Nga ana tjetër me probleme dhe vështirësi financiare janë listuar bashkitë Peqin, Lezhë, Klos, Selenicë, Mirditë, Kamëz, Cërrik, Librazhd, Roskovec, Libohovë, Bulqizë, Tropojë, Pogradec, Tepelenë, Finiq, Dibër, Rrogozhinë, Kukës, Poliçan, Konispol dhe Ura Vajgurore, ndërsa pjesa tjetër janë pa probleme financiare.
Gjatë vitit të pandemisë ka rritur borxhet Malësia e Madhe, Roskoveci, Belshi, Divjaka dhe bashkia Kuçovë. Borxhi më i lartë është akumuluar nga 3 bashki, Tiranë, Kavajë dhe Vorë.
Detyrimet më të madha pushteti vendor i ka akumuluar për shkak të investimeve, pasi 53.4% e borxhit është për këtë kategori. Pra bashkitë po kryejnë investime me borxhe, më pas renditen vendimet gjyqësore me 11.5% dhe shërbimet me 10%.
Ndikim në këtë situatë të vështirë ka dhënë më së shumti pandemia dhe termeti pasi raporti thotë se pushteti vendor ishte i papërgatitur për t’ju përgjigjur situatës dhe ato u përballën dhe me vështirësi në funksionimin e tyre të brendshëm dhe në ofrimin e shërbimeve publike.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
80.8%
-
Jo
10.8%
-
S'do votoj
8.4%
Vota total: 881
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përkujtohet dëshmori i luftës së Kosovës, Indrit Cara! Begaj nga Kavaja: Sakrifica e tij shërben si busull për të ardhmen tonë! I përket gjithë shqiptarisë
31 Mars, 14:48
-
Borxhet/ Institucionet dhe Bashkitë kanë 7,3 mld lekë të prapambetura! Ministria e Infrastrukturës bën investime, por nuk paguan
24 Mars, 19:36
-
Kryeparlamentarja Spiropali takohet me ish presidentin Alfred Moisiu: Do të bëjmë realitet kërkesën e tij për ngritjen e muzeut 'Aleksandër Moisiu' në Kavajë
22 Mars, 15:31
-
Investimet publike/ Bashkitë realizuan vetëm 43 përqind të planit në 2024, 'dogjën' më shumë se gjysmën e programit
21 Mars, 08:59
-
Rama dhe Koçiu inspektim në Qendrën Spitalore të Kavajës: Ofron shërbime për rreth 100 mijë banorë të zonave përreth
11 Mars, 18:47
-
Ambulanca përplaset nga makina dhe përmbyset në rrugë tek 'Shkëmbi i Kavajës', plagosen pacientja dhe infermierja (VIDEO)
6 Mars, 15:51
-
Nesër primaret e PD, ja cilët janë kandidatët për qarkun e Tiranës dhe vendet ku do të votohet
28 Shkurt, 19:21
-
Durrës/ Shisnin kokainë afër shkollave në Kavajë, caktohen masat e sigurisë për 13 personat e arrestuar
26 Shkurt, 15:33
-
Kavajë/ Organizatë kriminale dhe trafik droge, arrestohet për ekstradim 43-vjeçari i dënuar me 7 vite burg në Torino (EMRI+VIDEO)
25 Shkurt, 13:36
-
U kallëzua nga KLSH për dëmin 33 mln lekë me prokurimet publike, ish-kreu i Bashkisë së Kavajës në SPAK! Roshi pas daljes: Për disa veprime, s'mu komunikua akuzë! (VIDEO)
24 Shkurt, 13:27
-
Shisnin kokainë afër shkollave në Kavajë, 'Dimri' arreston 13 persona, një në kërkim dhe një nën hetim! Sekuestrohet drogë, armë, silenciatorë dhe bllokues valësh (EMRAT+VIDEO)
24 Shkurt, 09:30
-
Operacion antidrogë në Kavajë, ekzekutohen 18 urdhërarreste
23 Shkurt, 13:04